“10 gramë nder”/ Shkrimtari Namik Dokle: Gjithçka që shitet nuk blihet, ku edhe vetë ekzistenca njerëzore ka dalë në treg

schedule09:38 - 21 Mars, 2024

schedule 09:38 - 21 Mars, 2024

Shkrimtari Namik Dokle i ftuar në studion e emisionit “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për librin e tij më të fundit “Dhjetë gram nder”.

Dokle, dikur politikan, tha se titulli i librit është një metaforë, ndërsa zbuloi se është frymëzuar nga një ngjarje vite më parë në Sarandë. Ndër të tjera ai tha se gjithçka që shitet nuk blihet, ku edhe vetë ekzistenca njerëzore ka dalë në treg

“Titulli i librit është një metaforë. Libri nuk është në kontekstin që njerëzit shesin nderin, por për njerëzit e pandershëm që kërkojnë të blejnë nder. Ka një shtysë reale për personazhin kryesor. Realja është kjo se një njeri që unë njoh, kur ishte 10-11 vjeç, ndodhi një gjë e tillë, një njeri i familjes u përjashtua nga partia pasi nuk kishte pranuar t’i kërkonte faljen një zyrtari të lartë. Ai i jep lekë nipit 10 vjeç dhe i thotë ‘shko derë më derë dhe bli nder’, nipi kthehet dhe i thotë që nuk bleu dot  nder. Nga kjo ngjarje kam marrë spunto.

Në këtë libër kam pak me tepricë ironi, pasi është subjekti i tillë. Pra është përpjekja e njerëzve për të ndryshuar nderin. Kjo zbulohen thelbin e realitetit tonë”, tha Dokle. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!