Dhjetë fakte interesante rreth puthjeve që tregojnë se nuk është vetëm e këndshme, por edhe e dobishme.
Puthja mund të ketë evoluar nga një teknikë të ushqyerit
Desmond Morris, një zoolog britanik, sugjeroi se puthja mund të ketë ardhur nga evolucioni. Majmunët ushqejnë të vegjlit e tyre duke i zgjatur buzët dhe kështu duke transmetuar ushqimin e shtypur. Më pas, me kalimin e kohës, paraardhësit filluan të shfaqin ndjenja dashurie në këtë mënyrë.
Ne nuk puthemi për shkak të instinktit
Ne nuk puthemi nga instikti, pavarësisht se sa e zakonshme është të tregosh dashuri. Një studim i vitit 2015 tregoi se puthja nuk është një mnëyrë universale për të shprehur dëshirën dhe dashurinë. Disa kombe afrikane nuk i shprehin ndjenjat e tyre duke u puthur.
Është gjithashtu e zakonshme në mesin e fiseve indigjene të Guinesë së Re. Prandaj, studiuesit besojnë se ne mësojmë të duam për shkak të karakteristikave kulturore në të cilat jetojmë, dhe jo sepse është e natyrshme në natyrë.
Ata që puthen shpesh jetojnë më gjatë
Sipas shkencëtarëve nga Gjermania, prekja dhe puthja mund të jenë sekreti i gjatësisë dhe mirëqenies. Hulumtimet kanë treguar se ata që puthin partnerin çdo mëngjes, kanë më pak aksidente gjatë rrugës për në punë. Ata fitojnë 20-30 për qind më shumë në muaj dhe jetojnë rreth pesë vjet më shumë se ata që as nuk janë puthur në faqe. Arsyeja është se ata e nisin ditën me një qëndrim pozitiv.
Gratë mund të vendosin nëse partneri i tyre është i duhuri për ta pas puthjes së parë
Një studim i vitit 2007 zbuloi se gratë mund të marrin vendime për një partner të mundshëm të jetës pas puthjes së tyre të parë. Studimi u krye mes 1041 pjesëmarrësve të të dy gjinive. Rezulton se puthja është më e rëndësishme për gratë kur bëhet fjalë për të vendosur nëse duan të argëtohen me dikë apo jo.
Puthja mund të rrisë shanset për orgazëm
Edhe pse puthja shpesh konsiderohet më shumë si pjesë e paralojës sesa një komponent thelbësor i vetë seksit, shkencëtarët sugjerojnë që puthja duhet praktikuar dhe gjatë tij. Një hulumtim tregoi se gratë kanë më shumë gjasa të përjetojnë orgazmë kur puthja është e pranishme në seks.
Puthja çliron hormonet e lumturisë
Sipas Healthline, puthja bën që truri të prodhojë në mënyrë aktive oksitocinë, dopaminë dhe serotonin, të cilat janë përgjegjëse për emocionet pozitive.
Puthja mund të ndihmojë në zbutjen e alergjive
Shkencëtarët japonezë kanë kryer hulumtime se si puthja mund të ndikojë në shfaqjen e alergjive. Është treguar se puthja redukton nivelin e proteinave neurotrofine, një sasi e madhe e të cilave është karakteristikë e alergjive. Shkencëtarët besojnë se hormonet e lumturisë që çlirohen gjatë puthjeve luftojnë stresin që mund të çojë në alergji.
Puthja mund ta bëjë fytyrën tuaj të shkëlqejë
Një puthje përdor muskujt në fytyrë për të përmirësuar qarkullimin e gjakut. Stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, proteina që e bëjnë lëkurën rrezatuese dhe të re.
Shumica e njerëzve anojnë djathtas kur puthen
Një studim i vitit 2017 zbuloi se shumica e njerëzve pa e ditur anojnë kokën djathtas kur puthen. Shkencëtarët supozojnë se animi i kokës përcaktohet nga fakti se truri shpërndan detyrat midis hemisferave të ndryshme.
Ne sinkronizojmë me partnerin tonë
Për t’u afruar në një marrëdhënie, duhet të putheni më shpesh. Një studim i vitit 2014 tregoi se puthja ndihmon në rritjen e aktivitetit të trurit dhe arritjen e harmonisë. Ky sinkronizim na ndihmon të jemi më të vëmendshëm ndaj njëri-tjetrit dhe të arrijmë mirëkuptim. /abcnews.al