Stërvitja e sotme ka qëlluar fatale për Hakan Calhanoglu. Turku i Milanit ka pësuar një dëmtim në kavilje në momentin e tij më të mirë.
26-vjeçari i është nënshtruar kontrolleve mjekësorë pasditen e sotme dhe do i duhet të qëndrojë të paktën 10 ditë jashtë fushave të blerta.
Calhanoglu ka humbur në këtë mënyrë sfidat ndaj Celtic (të enjten) dhe Sparta Pragës (29 tetor) në Europa League, si dhe atë të fundjavës kundër Romës në kampionat (26 tetor). /abcnews.al