Eden Hazard po kalon momentin më të vështirë të karrierës. 30-vjeçari u transferua korrikun e vitit 2019 nga Chelsea te Real Madrid për shumën e 100 milion eurove, por dëmtimet e shumta nuk e kanë lejuar të shprehë gjithë potencialin e tij te kampionët e Spanjës.
10 dëmtime ka pësuar lojtari ofensiv prej momentit që u transferua tek ekipi i Zidane dhe situata e tij po i shqetëson të gjithë. Doktori i njohur spanjoll, Jose Gonzalez thekson se situata e Hazard është shumë problematike.
??| Doctor Gonzalez:
“A third operation on Eden Hazard’s ankle is very risky, there could be the possibility that the player would not play football again.”@ElTransistorOC
— Madrid Xtra. (@MadridXtra) March 17, 2021
“Një operacion i tretë në kyçin e këmbës është shumë i rrezikshëm, mund të ekzistojë mundësia që lojtari të mos luajë më futboll. Pa kryer operacionin, ai mund të jetë në gjendje të stërvitet për muaj me radhë, por nuk mund të luajë.
Nga eksperienca ime, unë mendoj se është e vështirë ta shohim Hazard sërish në fushë me Realin këtë sezon. Eden nuk duhet të kthehet në fushë pa u rikuperuar plotësisht, ai rrezikon të dëmtohet sërish nëse nxiton të kthehet“, deklaron Gonzalez. /abcnews.al