Lojtarja e kësaj të enjte në game show “Kutia 21”, është Edis. Ajo ka mbaruar për gazetari dhe punon në arkivat e një televizion.
Loja e saj ka shkuar shumë mirë, duke e mërzitur bankier Edi Ogën. Edis ka marrë me vete në shtëpi plot 450 euro, pasi ka pranuar ofertën 390 euro dhe ka fituar 60 euro nga loja e portretit.
Ndërkohë, në kutinë e saj, ajo kishte vetëm 10 euro.
Për të parë gjithçka ndodhur këtë mbrëmje në “Kutia 21” ndiqni në videon e mëposhtme. Game show vjen nga e hëna në të premte në orën 20:00 në ABC!