Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

10-11 prill / Dy netë që ringjallin një legjendë si Muharrem Gurra në TKOB

schedule10:30 - 9 Prill, 2026

schedule 10:30 - 9 Prill, 2026

Në studion e ABC së Mëngjesit, sot u dhanë detaje të një koncerti madhështor që pritet të mbërthejë shikuesit; “Kur dy zemra dashurohen”, koncert me krijimtarinë e të madhit Muharrem Gurra, legjendës së muzikës qytetare popullore të Shqipërisë së Mesme. Në skenë pritet të ngjien emra të mëdhenj të muzikës së tabanit si Merita Halili, Manjola Nallbani, Kastriot Tusha etj, etj
Elvina Gurra kthehet në “taban”, jo thjesht me një koncert, por me një amanet shpirtëror: të rikthejë në jetë veprën e gjyshit të saj, Muharrem Gurra, një nga emrat më të ndritur të traditës tiranase.

Pas pesë vitesh ide, përpjekje dhe pasion, ëndrra bëhet realitet më 10 dhe 11 prill në skenën e Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit. Një koncert që nuk është thjesht një mbrëmje muzikore, por një rikthim në rrënjë, një përqafim i kujtesës dhe trashëgimisë.

“Kam një emocion që nuk e shpreh dot me fjalë”, rrëfen Elvina, e cila do të ketë nderin të interpretojë vetë në piano disa prej këngëve të gjyshit. Këngë që kanë jetuar ndër vite falë artistëve dhe që tashmë do të marrin një dimension të ri, mes traditës autentike dhe frymës bashkëkohore.



Në këtë udhëtim artistik i bashkohet edhe Merita Halili, një nga zërat më të dashur të muzikës qytetare. Me emocion dhe mirënjohje, ajo e cilëson këtë pjesëmarrje si një nder të veçantë: “Do të jemi të gjithë bashkë për të nderuar një legjendë. Brezi i ri duhet ta njohë dhe ta ruajë këtë pasuri të pastër shqiptare.”

Koncerti vjen si një premierë e veçantë, një bashkëpunim mes familjes Gurra dhe trupës së Ansamblit Kombëtar, ku përmes këngëve, interpretimeve dhe inserteve vizuale, publiku do të njohë më nga afër jetën dhe artin e Muharrem Gurrës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!