1 viktimë dhe 17 raste infektimi me covid-19 në Kosovë

schedule16:23 - 12 Qershor, 2021

schedule 16:23 - 12 Qershor, 2021

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, informon se nga 1.774 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv të infektuar me covid-19.

Po ashtu raportohet se në 24 orët e fundit vetëm një pacient ka ndërruar jetë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore me covid-19.

Sot janë shëruar 112 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.791.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3.480 doza të vaksinës kundër COVID-19. e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!