1 Prilli, pse e festojmë si Ditën e Gënjeshtrave

schedule08:41 - 1 Prill, 2021

schedule 08:41 - 1 Prill, 2021

Gëzuar Ditën e Gënjeshtrave! 1 prilli është dita kur ne gënjejmë të tjerët dhe kur ata e besojnë, shpërthejmë në të qeshura, pasi na jep një kënaqësi të pamatshme. Kjo ditë është plot me surpriza, e mbushur me shaka nga më të ndryshmet. Por, kur është domethënia e Ditës së Gënjeshtrave dhe pse festohet me 1 prill.

Historia e Ditës së Gënjeshtrave

Çdo vit, mezi e presim 1 prillin. Është dita ku të gjithë përpiqemi të gënjejmë njerëzit tanë të afërt. Origjina e kësaj dite daton që nga viti 1582 kur Franca u zhvendos nga kalendari Julian në atë Gregorian. Ndërrimi u bë sepse Franca vendosi ta fillonte vitin e ri me Ekuinoksion Pranveror, i cili ndodh rreth 1 prillit. Pas ndërrimit, qytetarët filluan ta festonin 1 prillin si Vitin e Ri. Prandaj që nga ajo kohë të gjithë qytetarët e Francës u quajtën “Gënjeshtarët e Prillit”.

Rëndësia e Ditës së Gënjeshtrave

Kjo ditë ka rëndësi nga ana kulturore dhe historike. Në fakt është mjaft e nevojshme në ditët e sotme pasi pandemia e Covid-19, pasi mes gjithë këtij tensioni dhe stresi njerëzit kanë harruar të qeshin. Kështu që për hir të së qeshurës, është shumë e rëndësishme të respektohet. 1 Prilli jo vetëm që sjellë të qeshura në fytyrat e njerëzve, por gjithashtu na kujton se jeta pa argëtim është e paplotë. Në këtë ditë, njerëzit thonë gënjeshtra dhe na largojnë sado pak nga stresi. Është një ditë që festohet globalisht dhe na sjell entuziazëm dhe argëtim./e.b-abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!