1 në 10 persona vuajnë nga veshkat, 90% e tyre janë asimptomatikë

schedule16:15 - 10 Mars, 2022

schedule 16:15 - 10 Mars, 2022

Në ditën ndërkombëtare të veshkave, mjekja nefrologe e spitalit Hygeia Elvana Rista ngre shqetësimin se një në 10 persona vuajnë nga problemet renale. Sipas saj qytetarët duhet të bëjnë kontrolle periodike për shkak se sëmundjet kronike të veshkave shpesh nuk japin simptoma.

‘Sa vjen e rritet numri i pacientëve renal kronik, tashmë raporti është 1 me 10. Që domethënë nga 10 individë, një vuan nga probleme kronike të veshkave. Ajo çfarë është më shqetësuese është se 90% e tyre nuk e njohin fare që kanë të bëjnë me këtë sëmundje’, u shpreh mjekja nefrologo.

Mjekja tregon se cilët janë grupet e riskut, ndërsa jep edhe disa këshilla për pacientët që vuajnë nga problemet me veshkat.

‘Shkaqet që shkaktojnë probleme në veshka janë diabiti melitus, që është shkaku i parë në botë i sëmundjes renale kronike, hipertensioni, po ashtu janë sëmundjet e trashëguara të veshkës, sëmundje që shoqerohen me albuminë në veshka, dhe po ashtu sëmundjet që dëmtojnë sistemin imunitar dhe po ashtu edhe veshkën. Fatmirësisht shumica e sëmundjeve renale kronike mund të parandalohen.jo çdo kush që ka faktor risku për të zhvilluar sëmundjetë veshkës, do e zhvillojë atë, nëse do të marrë dhe do të ndjek këshillat e duhura. Duke bërë kontrolle periodike, duke mbajtur në kontroll vlerat e tensionit arterial, nëse vuani, duke konsumuar një dietë të shëndetshme, duke bërë aktivitet të rregullt fizik, dhe duke rënë nga pesha nëse jeni mbi peshë. Duke shmangur medikamentet që dëmtojnë veshkën, që në rutinë përdoren për dhimbjen’, theksoi më tej mjekja Risto.

Sipas studimeve mendohet se në vitin 2040 sëmundjet renale do jenë shkaku i pestë i vdekshmërisë në botë. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!