1 muaj kohë, BC Partners ultimatum pronarëve të Interit

schedule12:56 - 15 Shkurt, 2021

schedule 12:56 - 15 Shkurt, 2021

Aksionet e Interit vazhdojnë të jenë kryefjala në mediat italiane edhe këtë javë, pasi në fakt koha po mbaron për Suning Group. Kompania më e përfolur për ta blerë klubin italian vazhdon të mbetet BC Partners dhe mesa duket ata i kanë vendosur dhe një afat përfundimtar pronarëve aktualë. Sipas raportimit të “Corriere dello Sport”, fondi britanik ka caktuar datën 31 mars si mundësinë e fundit për familjen Zhang për të gjetur një marrëveshje.

Dita e fundit e muajit mars është shumë e rëndësishme për çdo klub, pasi atëherë merret nga UEFA dhe licenca për sezonin tjetër. Deri më tani, Interi nuk e siguron dot licencën sepse duhet t’i paguajë 10 milionë euro Real Madridit për kartonin e Achraf Hakimit, pagesë e cila është vonuar që nga dhjetori.

 

Kujtojmë që mes palëve ekziston një hendek prej 200 milionë eurosh, por bisedimet ende vazhdojnë, madje ditët e fundit janë bërë edhe më intensive. Tashmë mbetet për t’u parë nëse Suning Group do ta pranojë ofertën e BC Partners apo do të vazhdojë të presë për ndonjë ofertë tjetër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!