1 minutë stërvitje në ditë që mund të sjellë ndryshimin

schedule07:21 - 6 Prill, 2021

schedule 07:21 - 6 Prill, 2021

Shumica nuk kanë kohë, madje as vullnet për të ushtruar çdo ditë. Sidoqoftë, përfitime të mëdha për trupin mund të kenë edhe 1 minutë stërvitje në ditë, sipas ekspertëve.

Shkencëtarët kanë zbuluar pas hulumtimit se një “shpërthim” shumë i shkurtër i ushtrimeve fizike shoqërohet me efekte të dobishme, të paktën tek gratë.

Studiuesit zbuluan se gratë, për shembull, të cilat ushtronin një mesatare prej 60-120 sekonda në ditë kishin 4% shëndet më të mirë skeletor sesa ato që ushtronin për më pak se 1 minutë.

“Ne ende nuk e dimë nëse është më mirë të ushtrohesh vazhdimisht në një ditë ose të ndajmë të njëjtën kohëzgjatje në të gjitha ditët e javës ose nëse ushtrimi pak më i gjatë 1-2 ditë në javë është po aq i dobishëm sa ushtrimi për 1- 2 minuta një ditë “komenton autori kryesor i studimit, Dr. Victoria Styles, një lektor në Universitetin e Exeter./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!