Vaksinimi masiv i grupmoshës mbi 70 vjeç me vaksinën Sinovac, vijon në të gjithë vendin.
Saranda është një ndër qytete që vijon këtë proces, ndërkohë nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më tani janë vaksinuar 1 mijë persona.
Gazetarja Silvi Sulaj raporton për ABC se mes të vaksinuarve mbi 75 vjeç ka dhe të grupmoshës 65 vjeç, persona që vuajnë nga sëmundje të ndryshme.
Ndër të tjera ajo thekson se për momentin e vetmja qendër vaksinimi është ajo në qendër të qytetit, ndërsa nuk ka asnjë informacion se si do të vaksinohen të moshuarit që nuk kanë mundësi të shkojnë në qendër./abcnews.al