Kantautori dhe këngëtari Genc Salihu ka qenë një ndër të ftuarit special të mbrëmjes së sotme në spektalin e humorit “Kosherja”.
Ai u bë pjesë e një skeçi me aktorin Ervis Saliasi, ku kanë improvizuar tëë dy me instrumenta muzikorë.
I veshur nën petkun e një kamarieri me kitarë në duar, ai është përpjekur t’i mbush mendjen “klientit” për të porositur një salepë.
“Për 1 mijë e 200 lekë të vjetra nuk janë gjë mor burrë”, është shprehur me plot humor Genci.
“Qenke i fiksuar ti, o do ta shesësh një salepë sot, o s’ka”, i është kundërpërgjigjur Ervisi, duke lënë të kuptohet se këngëtari ka me domosdo qëllimin për të bërë sa më shumë parë.l.k/abcnews.al

