1 Maj, festë apo protestë?

schedule13:34 - 1 Maj, 2019

schedule 13:34 - 1 Maj, 2019

Pse festohet 1 maji? Vendimi u mor në Paris në vitin 1889 gjatë kongresit të dytë ndërkombëtar të lëvizjes socialiste, në kujtim të protestës së përgjakshme të punëtorëve në Cikago në 1 maj të 1886-ës.

Festa e Punës që shënohet në 1 maj, u vendos në vitin 1889 nga lëvizja socialiste, gjatë kongresit të dytë ndërkombëtar që ato ditë mbahej në Paris.

Idea lindi për të kujtuar një miting të sindikatave, në sheshin Hejmarket në Cikago në 1 maj 1886, i cili u shënua nga shpërthimi i bombës që shkaktoi vdekjen e më shumë se dhjetë personave, dhe si pasojë u dënuan me varje katër drejtues sindikatash.

Në paris u zhvillua një manifestim i madh për ti kërkuar autoriteteve publike që të reduktonin ditën e punës në tetë orë dhe u zgjodh data 1 maj pikërisht sepse tre vjet më parë në Çikago, një manifestim i njëjtë u shtyp në mënyrë të përgjakshme.

Në mes të viteve 1800, punëtorët nuk kishin të drejta, punonin deri në 16 orë në ditë, në kushte shumë të këqija dhe shpesh herë humbisnin jetën në vendet e punës.

Në 1 maj të 1886-ës u mbajt një grevë e përgjithshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të reduktuar ditën e punës në tetë orë. Protesta zgjati 3 ditë dhe përfundoi me 11 viktima.

Iniciativa i tejkaloi kufijtë amerikanë dhe u kthye në një simbol të punëtorëve të cilët gjatë viteve luftonin për më shumë të drejta dhe kushte më të mira pune. Në Itali festa u ratifikua dy vjet më vonë pas vendimit të Parisit në 1891-shin.

Por dita e punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht asaj që ndodhi në Çikago, në ndryshim nga Evropa, festohet në një datë tjetër. Kjo sepse dita e parë e punëtorëve në SHBA shënohet në 5 shtator 1882. Ditë kur, kalorësit e punës organizuan një manifestim në Nju Jork, dhe dy vjet më vonë u vendos që kjo protestë të organizohej çdo vit. Jo në pranverë por në të hënën e parë të shtatorit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!