Të konsumosh verë të kuqe me masë nuk është vetëm kënaqësi, por edhe një ndihmë për shëndetin.
Sipas studimeve të fundit një gotë verë në ditë ul rrezikun e Trombozës (sëmundje e cila bllokon venat e gjakut), me 10 përqind.
Mendohet se një sasi vere prej 125ml në ditë, zvogëlon nivelin e proteinave të cilat shkaktojnë mpiksjen e gjakut.
Sipas studimit të gjithë ata persona të prekur nga kjo sëmundje, pasi konsumuan sasi verë filluan të përmirësoheshin ngadalë.
Ndërkohë sipas ekspertëve në Cambridge dhe Suedi, edhe 2 gota birre në ditë, ulin rrezikun me 8 përqind më shumë./abcnews.al