1% e tranvestitëve dhe transgjinorëve, pjesë e ushtrisë, marinës dhe flotës ajrore në Argjentinë

schedule13:18 - 24 Nëntor, 2020

schedule 13:18 - 24 Nëntor, 2020

Ushtria argjentinase, brenda 30 nëntorit, duhet të rekrutojë në personalin e saj një kuotë prej 1 për qind me tranvestitë, transeksualë dhe transgjinorë. Në 4 shtator qeveria e presidentit Alberto Fernandez miratoi një dekret që imponon këtë kuotë në organet shtetërorë me qëllimin për të riparuar shkeljet e të drejtave që janë bërë historikisht ndaj kësaj kategorie.

Burime të ministrisë së brendshme argjentinase shpjeguan se komandantëve dhe liderëve të ushtrisë iu është kërkuar që të raportojnë për situatën ekzistuese, në mënyrë që të respektohet ky standard i ri. Nuk është saktësuar nëse kjo është e njëjta kuotë që është kërkuar dhe për marinën e forcat ajrore.

Ligji thekson se vendet duhet të janë me një proporcion të paktën prej 1 për qind e totalit nga kjo kategori që përmbushin kushtet të cilat kërkohen. Dhe afati përfundimtar për përmbushjen e kësaj është 30 nëntori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!