“1 arkë me peshk, 1 mijë € dhe 1 telefon”, zbardhen përgjimet e SPAK që arrestuan Rovena Vodan

schedule14:30 - 14 Korrik, 2021

schedule 14:30 - 14 Korrik, 2021

Pas një hetimi të nisur në 2019-tën për një grup trafikantësh të lëndëve narkotike që çuan në pranga prokurorin e Kukësit Edmond Karriqi, në përgjimet e SPAK përfundoi edhe ish-zv.ministria Rovena Voda.

Burime nga prokuroria bëjnë me dije për ABC se para që ka rënë në përgjime ka qenë Avokatja Majlinda Hasani e cila ushtron profesionin në Durres. Ish-zv. ministria që aktualisht qëndron nën masën e arrestit shtëpiak dyshohet se ndikoi tek funksionarë të tjerë me qëllim punësimin për kundrejt pagesës së Florida Beut. Ndërsa avokatja tjetër Majlinda Hasani që ka pasur njohje me Vodën ka luajtur rolin e ndërmjetëses duke shfrytëzuar ish- zyrtaren për ti siguruar Beut një vend pune në ministri.

Nga hetimet ka rezultuar, se ish-zv.ministria ka zhvilluar një takim me, Florida Beun dhe Hasanin në ambientet e ministrisë së brendshme. Nga përgjimet e prokurorisë ka rezultuar se, Beu i ka kërkuar ish-zv.ministres që ta punonjës pranë ministrisë së brendshme në postin e Juristet, por Voda nuk e ka marrë përsipër duke i garantuar vetëm një vend si specialiste. Pas kësaj ish-zyrtarja ka telefonuar një person në Departamentin e Administratës Publike, duke i thënë se do e rregullojë si specialiste. Po kështu gjatë përgjimeve është regjistruar një bisedë mes Majlindës dhe Floridën dhe sipas prokurorisë, rezulton se i kanë dhënë shumën prej 1 mijë euro zyrtares të futur në një zarf.

Në përgjimet telefonike ka rezultuar se, Florida i thotë Majlindës që më ngeli mendja se mos duheshin më shumë para, për të futur në një vend pune më të mirë. Një tjetër episod në dosjen e prokurorisë është momenti kur Hasani i thotë Florida Beut se leku e hedh ujin përpjetë, e se tani Rovena na përgjigjet menjëherë. Nga vëzhgimet e në terren ka rezultuar se në 28 shkurt 2020, të treja gratë janë takuar në Ministri dhe Florida Beu, ka aplikuar në 11 vende punë. Pas kësaj ajo ka telefonuar nënën dhe i ka thënë se me lekët që do i sjellë Gerti do i japë diçka Rovenës që ta ndjejë si detyrim. Takimi tretë është filmuar dhe është zhvilluar në Portin e Durrësit, ku ka marrë si dhuratë edhe një arkë peshk. Nga ana tjetër dyshohet sipas SPAK Rovena ka marrë dhe një aparat telefoni. Sipas verifikimeve, Florida Beu, nuk u shpall fituese në asnjë nga vendet ku aplikoi. e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!