1 Album-10 këngë për 10 vitet e karrierës/ Albina Kelemendi prezanton “Rrugë me nota”

schedule09:00 - 18 Tetor, 2024

schedule 09:00 - 18 Tetor, 2024

Këngëtarja e njohur Albina Kelmendi në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News ka prezantuar “Rrugë me rrota”. Ajo u shpreh se “Ftyra Jem” është kënga personifikuese.

Kelmendi theksoi se fjalët që nuk i shpreh dot në përditshmëri, janë shprehur në këngë.

“Nuk mund të hiqem nga rrënjët. Dua të jetoj në vendin tim. Gjithmonë e them, çdo gjë mund ta mendoj por nuk mund ta ndërroj Kosovën me asnjë vend në botë. Unë jam nga Rugova, por jetoj në Kosovë. Si këngëtare e kam filluar me këngë rrok, që ashtu ka nisur edhe albumi. Por kam eksperimetuar gjatë gjithë viteve të karrierës si këngëtare. Albumin e kisha në plan për ta sjellë para dy vitesh, por Eurovizioni ndryshoi shumë planë të mia, dhe tani u bë në 10 e karrierës që të sjell albumin me 10. Ideja për 10 këngë nuk ishte në fillim, por më pas u lidh me numrin 10 dhe thashë do ta sjell në këtë mënyrë”, ka thënë ajo.

Kelmendi tregoi se të gjitha klipet gjithashtu i ka realizuar brenda 10 ditësh edhe pse ka qenë disi e vështirë.

“Këto kohët e fundit numri 10 del gjithandej. Kam pasur fatin që albumin tim të parë ta sjell me ata që janë të pazëvendësueshëm, Armend Rexhepagiq dhe Aida Baraku”, u shpreh ajo.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!