1/3 e ushqimeve në BE kanë etiketë të njëjtë, por përbërës të ndryshëm

schedule13:40 - 25 Qershor, 2019

schedule 13:40 - 25 Qershor, 2019

Raporti më i fundit i Komisionit Europian mbi cilësinë e produkteve ushqimore që tregtohen në vendet anëtare, tregon se 1/3 e produkteve kanë etiketë të njëjtë por përbërës dhe cilësi të ndryshme.

Gjatë një vëzhgimi në një supermarket të Budapestit, u zbulua se një pjesë e konsiderueshme e produkteve ushqimore nuk janë në cilësinë e duhur. Hungaria është një nga ata vende anëtare të Bashkimit Europian, sidomos të Europës Lindore, që denoncojnë shumëkombëshet e ushqimeve, për faktin se shesin produkte ushqimore me një cilësi më të ulët në krahasim me standardet e vendit ku shiten.

Një raport i Komisionit Europian i publikuar të hënën, tregon se 9% e produkteve ushqimore europiane kanë të njëjtën etiketë por përbërës të ndryshëm. Dhe 22% e produkteve ka të njëjtën etiketë por përbërje totalisht  të ndryshme. Një e treta e produkteve nuk janë cilësore për konsumatorin. Kjo tregon se cilësia e dyfishtë e ushqimit nuk është një përrallë por një realitet, sipas organizatës europiane të konsumatorëve. Kjo sepse nëse shihen shifrat, një e treta e produkteve të testuara nuk janë cilësore. Studimi i Komisionit Europian është kryer mbi 1.400 kampionë të 128 produkteve të ndryshme ushqimore në 19 vende anëtare të Bashkimit Europian.

Konsumatorët hungarezë në Budapest janë skeptikë, kur tregojnë se në vendet e tyre shiten produkte ushqimore me cilësi më të ulët por me etiketë dhe çmim të njëjtë. Si shembull është marrë një dyqan gjerman në Budapest, ku një kavanoz me çokokrem dhe pse me etiketë gjermane, nuk ka shijen tradicionale dhe as ngjyrën e njëjtë me ato që shiten në dyqane hungareze. Raporti i Bashkimit Europian gjithashtu tregon se të njëjtat problem me etiketat dhe përbërësit janë dhe në Europën Perëndimore dhe lindore pa asnjë diskriminim gjeografik. Por kjo nuk është hera e parë që vendet e Europës Lindore denoncojnë raste të cilësisë së dyfishtë të ushqimit /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!