Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

1.15 miliard euro për rindërtimin, Xhepa: Impakti në ekonomi varet nga realizimi i procesit

schedule18:37 - 17 Shkurt, 2020

schedule 18:37 - 17 Shkurt, 2020

Sot u zhvillua Konferenca e Donatorëve për Projektin e Rindërtimit pas tërmetit në zonat që janë dëmtuar në Shqipëri nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mes 100 vendeve pjesëmarrësenë në këtë Konferencë mori pjesë edhe aleati më i rëndësishëm i Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I ftuar në “ABC News” eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa ka folur për donacionet e dhuruara për tërmetin që goditi Shqipërinë.

“Është një stimul për ekonomikë e vështirëtë vendit. Shpresoj që nëse procesi, ai realizimit të tyre të jetë po kaq energjik dhe të sjellë një rritje në ekonominë e vendit. Duhet të kuptojmë që sot bota është shumë e komplikuar, ka më shumë probleme. Franca është ajo që ka habitur, shpresoj që përkthimi të jetë korrekt sepse realisht është shumë e papritur. Pritshmëritë e Shqipërisë kanë qenë gjithmonë te Italia dhe Gjermania”, tha Xhepa.

Si funksionon në logjikën e një shteti sesa para duhet të japë?

Xhepa: Ka disa konventa që i detyrojnë vendet e zhvilluara të kontriubojnë për vendet më pak të zhvilluara.

Sa i përket Greqisë ai u shpreh se ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. Gjithashtu me buxhetin e saj Shqipëria duhet të realizojë projektet e saj të investimit.

Ndërkohë që donacionet për Shqipërinë arritën 1.15 miliard, ekperti Selami Xhepa tha se fondet e donatorëve duan disa vite të realizohen.

Impakti në ekonomi

Xhepa: Varet nga shpejtësia me të cilën do të realizohet edhe pse është pozitiv. Disa nga donatorët kanë bërë të qartë që disa mbështetje do të jenë për sektorin privat.

Eksponentë të opozitës kishin marë direktivë që askush të mos fliste?

Xhepa: Mendoj që duhen përzier gjërat. Bëhet fjalë për një moment solidariteti për Shqipërinë. Ka raste të tjera për të vendosur notën për qeverinë. Qytatarët e Shqipërisë e vlerësojnë çdo ditë qeverinë e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!