1.1 milion persona në Britani vuajnë nga “Covid i zgjatur”

schedule09:01 - 3 Prill, 2021

schedule 09:01 - 3 Prill, 2021

Rreth 1.1 milion njerëz në Britani mund të vuajnë pasojat e “Covidit të zgjatur”, sipas një sondazhi nga Zyra e Statistikave Kombëtare (ONS).

Sipas të dhënave, rreth 697,000 persona vuanin nga një simptomë  e Covid, 12 javë pas kishin rezultuar pozitiv. Sipas sondazhit, nivelet ishin më të larta në mesin e punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe të kujdesit shoqëror përkatësisht me 3.6 për qind dhe 3.1 për qind, të ndjekur nga  personat e moshës 35 deri në 49 ose 50 deri në 69 vjeç dhe personat me sëmundje të tjera.

Gjithashtu prevalenca ishte pak më e lartë te femrat sesa te meshkujt.

Sipas sondazhit prej më shumë se 20,000 pjesëmarrësish që kishin rezultuar pozitiv për covid-19 nga Prilli 2020, ONS zbuloi se 13.7 përqind vazhdonte të përjetonte simptoma për të paktën 12 javë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!