Ish-ushtaraku, Petrit Myftiu, ka humbur jetën në Spitalin “Shefqet Ndroqi” si pasojë e Covid-19. Myftiu ka qenë një nga kuadrot kryesorë të Flotës Luftarake Detare Shqiptare.
Karrierën e tij ai e ka filluar si kapiten nëndetëseje në moshën 23-vjeçare dhe më pas ishte Shef i Shtabit të Brigadës Nëndetëse Vlorë.
Ndërsa më vonë ka kaluar në Durrës si Komandant i Bazës Ushtarake Detare në Bisht Palle. Në përfundim të karrierës së tij ka qenë Drejtor i Flotës Tregtare të Shqipërisë me qendër në Durrës.
Ndërkohë deri më tani në vendin tonë si pasojë e Covid kanë humbur jetën 743 dhe janë infektuar 34.944 qytetarë.e.su./abcnews.al