​Gjukanoviç: Projekti kombëtar i Serbisë së Madhe është ringjallur

schedule14:46 - 3 Shtator, 2020

schedule 14:46 - 3 Shtator, 2020

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç këtë të enjte ka theksuar se projekti i  Serbisë së Madhe është ringjallur.

Gjukanoviç në një intervistë për median austriake ORF TV, është shprehur se ky projekt synon që Serbisë t’ia sigurojë njëfarë kompensimi për humbjen e Kosovës.

“Ky projekt pretendon të sigurojë disa kompensime për Serbinë për Kosovën e humbur dhe natyrisht që Mali i Zi është synimi i parë i dëshiruar i nacionalizmit të madh serb. Them se të gjithë e kemi lexuar njëlloj mirë, askush nuk është i painformuar”, tha Gjukanoviç.

Ndër të tjera ai ka thënë se partia e tij, DPS, i ka pranuar rezultatet jozyrtare zgjedhore, duke u uruar fitoren rivalëve.

Ndërkohë i pyetur rreth flamujve të shumtë serbë në festimet gjatë natës së zgjedhjeve dhe ndikimit të rezultateve zgjedhore në raportet midis Serbisë dhe Malit të Zi, ai ka theksuar se një veprim i tillë befason vetëm ato që nuk janë rrjedha e Ballkanit.

Këtë ikonografi që e përmendët në natën e zgjedhjeve dhe pas saj besoj se i befason vetëm ata që nuk janë në rrjedha me Ballkanin. Secili që ka pasur pak kohë të përcjellë se çfarë po ndodh në Ballkan, është dashur ta presë një gjë të tillë. Ne tash e sa vjet jemi duke i paralajmëruar partnerët tanë evropianë, euro-atlantikë dhe opinionin në tërësi se jo vetëm në Mal të Zi, madje guxoj të them më së paku në Mal të Zi, po përballen dy vizione të së ardhmes. Një nga këto është vizioni i mbështetur nga Mali i Zi, ai i së ardhmes evropiane të Ballkanit”, ka thënë Gjukanoviç.

Sipas tij, Ballkani nuk mund ta përforcojë vetë stabilitetin, duke pasur nevojë për Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Nga anën tjetër, presidenti malazez ka thënë se politika e nacionalizmit ekstrem, është ajo që në vitet nëntëdhjetë solli luftëra.

Kur them se ka plot ndërhyrje prej jashtë Ballkanit Perëndimor, mbase nuk është se po e zbulojmë tani atë që e kishin thënë vetë zyrtarët rusë. Ata disa herë kanë thënë se e kundërshtojnë zgjerimin e NATO-s, e në esencë edhe të Bashkimit Evropian në Ballkan”, ka thënë ai.e.s/abcnews.al