VIDEO | Magjia e yllit të Fiorentinës, Castrovilli “deh” lojtarët e Napolit

16:15 | 19/01/202016:150

Fiorentina arriti një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e kaluar. Ekipi nga Firence triumfoi 0-2 kundër Napolit me golat e Chiesa dhe Vlaovic, teksa një ndër më të mirët në fushë ishte Gaetano Castrovilli.

22-vjeçari është një nga zbulimet më të bukura të këtij sezoni në Serie A dhe në ndeshjen e nëntorit ndaj Bosnje Hercegovinës erdhi edhe debutimi me kombëtaren italiane. Mesfushori ofensiv ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar dy asiste këtë sezon.

Fantastik veprimi teknik i Castrovillit në ndeshjen ndaj Napolit. Ishin minutat e fundit të ndeshjes dhe lojtari i Fiorentinës lëviz bukur mes dy lojtarëve vendas për t’u liruar me një veprim të nivelit të lartë dhe për t’u nisur drejt portës kundërshtare. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono