Skandali i dopingut trondit atletikën

21:25 | 22/08/201921:250

Një skandal i madh mund të trondisë atletikën botërore. Amerikani Kris Koleman, i cilësuar si pasardhës i Usain Boltit, mund të dënohet për doping.

Pritej si “Mesia” i ri i këtij sporti. Dy vjet më parë Kris Koleman e realizoi misionin, duke mundur legjendën Usain Bolt në Botërorin e Atletikës, veçse shkëlqimi mund të shuhet shpejt.

Fituesi i medaljes së argjendit në atë Botëror dhe njeriu më i shpejtë i botës që nga ajo kohë, mund të dënohet me 2 vit pezullim për një shkak tashmë të zakonshëm, dopingun.

Mediat botërore njoftojnë se amerikani 23-vjeçar ka dështuar për të realizuar tri prova të dopingut, diçka që mund ta paguajë shtrenjtë. Koleman duhet të shpjegojë në mënyrë bindëse se ku ka qenë në tri rastet kur i është kërkuar të bëjë analizën e dopingut dhe që nuk e ka bërë.

Edhe nëse dështon të shpjegojë një rast të vetëm, pritet që të dënohet, dhe kjo mund ta bëjë të humbasë Botërorin e këtij viti në Katar, dhe Lojërat Olimpike të Tokios vitin e ardhshëm.

Një goditje e rëndë për njeriun e destinuar për të zëvendësuar fenomenin nga Xhamajka, dhe që kishte nënshkruar një kontratë shumë milionë dollarëshe me Najkun.

Koleman ka kohët më të shpejta në botë në 100 metra vitet e fundit, me 9”79 e 9”81, ndërsa ka thyer rekordin botëror në 60 metra. Dënimi i mundshëm i tij do të ishte edhe një dëmtim i madh për imazhin e atletikës, që cilësohet si mbretëresha e sporteve./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono