Skandali/ Gruaja më e pasur e Afrikës: Eshtë gjueti shtrigash, s’jam e korruptuar

12:47 | 20/01/202012:470

Vajza e ish-presidentit të Angolës, është gruaja më e pasur e Afrikës. Mediat e akuzojnë për korrupsion dhe nepotizëm, por ajo shprehet se kjo është një gjueti shtrigash. Isabel dos Santos tha se kjo gjueti shtrigash është e orkestruar për ta eliminuar politikisht.

Vajza miliardere e ish-presidentit të Angolës Hose Eduardo është vënë në shënjestër të medias, e cila shkruan se është pasuruar falë korrupsionit dhe nepotizmit në kurriz të popullit të saj.

Në origjinë të skandalit janë një sërë dokumentesh që kanë rënë në duart e gazetarëve investigativë: rreth 700 e-maileve, kontakteve dhe materialeve të tjera që konfirmojnë transaksione dhe investime në sektore si ai i ndërtimit, telekomunikacionit dhe sidomos atë të naftës.
Me anë të një mesazhi në profilin e saj në Tëitter ajo shprehet se kjo është një manovër politike për të manipuluar mediat ndërkombëtare dhe autoritetet politike në vend.

E njohur në vendin e saj si Princesha, por prej kohësh rezidente në Londër, ajo këmbëngul se duan ta dëmtojnë politikisht. Në periudhën e luftës së ftohtë babai i saj mori mbështetjen e Moskës dhe që nga viti 1970 drejtoi vendin deri në 2017-ën. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono