Riza: Presionin e ka Turqia, kemi treguar se dimë të fitojmë!

22:33 | 10/10/201922:330

Shqipëria përballet me Turqinë nesër prej orës 20:45, një sfidë mjaft e rëndësishme. Për kualifikimin vlen shumë, por Florian Riza, ish-futbollisti i Tiranës, në emisionin PressingABC News është shprehur se nuk është një sfidë vendimtare për të ardhmen e futbollit tonë.

“Nuk është vendimtare, as për ne dhe as për Turqinë. Mund të jetë shansi i fundit për kualifikimin, por jo për zhvillimin e kombëtares. Presionin e ka Turqia, ata duhet të bëjnë lojën dhe të menaxhojnë kualifikimin. Luajmë jashtë dhe presionin e kemi minimal.

Turqit janë shumë emocionalë, kanë moshë mesatare. Në ndeshjet direkte kemi fituar në miqësore. Ne mund të fitojmë, këtë e kemi treguar. Lojtarët turq luajnë me zërin e publikut të tyre. Disavantazhi është shkatërrues për ta”.

“E mira është që ekipi të jetë në nivel, më të mirët të luajnë dhe ata që paraqiten mirë të ftohen. Gjithashtu edhe lojtarët e moshave të kalojnë në ekipin e parë, duke zëvendësuar brezat. Kjo është rruga e duhur”.

“Turqia vlen disa herë më shumë se kombëtarja, por kampionatin e kanë dobësuar me të huajt. Janë vend me popullsi të madhe. Prodhojnë lojtarë edhe nga jashtë, kryesisht nga Gjermania”.

“Gunes është trajner shumë taktik. Nëse ka arritur lart Turqia, është prej tij. Është i konsumuar, nuk mund të japë atë që ka dhënë më parë. Por në duelin me Rejën nuk e di se kush është më taktik. Fiton ai që e përgatit më mirë. Është nga rastet më të pakta që nuk quhemi vëllezër”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono