“Rana e hedhun”, shtyhet seanca për ish-deputetin Arben Ndoka dhe 12 të tjerë

10:15 | 06/01/202010:150

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka shtyrë seancen paraprake për ish-deputetin e PS, Arben Ndoka dhe 12 persona të tjerë të akuzuar për tjetersim pronash në Lezhë. Hetimi ndaj tyre nisi në vitin 2016 si pjesë e dosjes së famshme “339”, ku Ndokajt dolën në përgjime me Avdylajt e Shijakut për trafik droge. Aty prokuroria konstatoi se edhe vepren penale të tjetersimit të pronave tek Rana e hedhun në Lezhë.

Gazetarja e Abc News, Glidona Daci tha se “Gjykata Speciale e ka shtyrë seancen paraprake për më datë 9 Janar, pasi nuk ishin njoftuar gjithë personat e akuzuar”.

Në dosjen e prokurorisë thuhet: “rezulton se në këtë aktivitet kriminal të tjetersimit të pronave në kundërshtim me ligjin janë përfshirë personat nën hetim, Gjevi Ndoka, Arben Ndoka, Zef Ndoka, Bledar Cara, Eraldo Smaçi, Bledi Ndokaj, Luigj Paloka, Mimoza Ndoka, Paulin Simoni, Emanuel Gjura, Zef Lazri, Paulin Simoni, Marjeta Perskura dhe persona të tjere bashkëpunëtorë që po hetohen në kuadër të procedimit penal 339, viti 2016”.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare të Lezhës. Veprat penale për të cilat akuzohen janë Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal si dhe kryerja e veprave penale nga grupi kriminal. /abcnews.al

Lexo edhe:Dosja 339/ SPAK u komunikon akuzat Avdylajve të Shijakut

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono