Qëlloi me armë tregtarin fqinj, kapet i fshehur në pyll autori

21:00 | 11/09/201921:000

Policia e Lezhës ka arrestuar autorin e plagosjes së 37-vjeçarit mbrëmjen e së martës në qytetin e Lezhës.

I dyshuari Sandër Dedgjonaj 22 vjeç u gjet i fshehur në pyll në zonën e Troshanit.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi forcat e policisë kishin kontrolluar disa banesa dhe kishin krehur zonën.

Ndërkohë, i dëmtuari i cili mori plumb në këmbë, Ardian Kola është jashtë rrezikut.

Ai po mjekohet në spitalin e Lezhës dhe ka dëshmuar se sherri ka qenë i momentit dhe se kohët e fundit marrëdhëniet mes tyre ishin ftohur pa shkak.  /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono