Plagjiaturat, Shahini: Detyrë e universiteteve, ndërhyjmë pas kërkesës së studentëve

21:38 | 23/01/201921:380

Një nga kërkesat e studentëve në protestat e tyre ka qenë edhe rishikimi i titujve shkencorë të pedagogëve dhe plagjiaturat. Kjo pikë është shikuar edhe në Paktin për Universitetin. Sipas ministres së Arsimit, Besa Shahini, qeveria është e gatshme të ndihmojë universitetet në këtë pikë. Sipas saj është detyrim ligjor i universiteteve të merren me plagjiaturat, por qeveria po ndërhyn sepse e kanë kërkuar studentët.

“Ishte një nga kërkesat e studentëve që të bëhej verifikimi i titujve dhe të bëhej verifikimi i plagjiaturave. Kjo është një kërkesë ligjore që i përket universitetit. Universiteti do duhej të kishte vendosur një sistem që kontrollon jo vetëm plagjiaturën e doktoraturave dhe diplomave të Masterit dhe Bachelorit e të tjera, por edhe që në njëfarë mënyre e mëson studentin si duhet të kryejë një punim diplome pa kryer plagjiaturë. Është detyrim ligjor që vjen edhe nga akreditimi.

Ngaqë universitetet nuk arritën ta bëjnë duke u ankuar se nuk ka softe për plagjiaturën, ato që ekzistojnë janë shumë të shtrenjta ne u ofruam të bëjmë dy gjëra. E para që të krijojmë arkivin dixhital dhe e dyta që të blejmë softëare-n fillestar i cili kontroll ngjashmëritë me atë që është botuar jashtë dhe pastaj i shkon universitetit për t’u vërtetuar nga komisionet e etikës nëse është plagjiaturë apo ngjashmëri e një tjetër lloji. Nëse universitetet janë të gatshme ta bëjnë vetë dhe kanë nevojë për ndihmën tonë tek pjesa e softëare, ne jemi të gatshëm ta bëjmë. Nëse universitetet arrijnë të krijojnë një plan të kontrollit të plagjiaturës dhe e bëjnë ata vetë ngaqë qeveria nuk duhej të ndërhynte. Qeveria është detyruar të ndërhyjë ngaqë studentët e kanë kërkuar”, tha Shahini.

Sipas ministres, në momentin, që pedagogët dhe universitetet ofrojnë plane për zgjdihjen e kësaj çështje, qeveria është e gatshme që të qëndrojë dhe t’i asistojë.

“Zgjidhja afatgjatë e plagjiaturave vjen nga pedagogët dhe nga drejtuesit e universiteteve, kështu që momentin e parë që ata janë të gatshëm të ofrojnë  një zgjdihje që nuk e kanë ofruar deri më sot, dhe që kanë detyrim ligjor ata ta ofrojnë një zgjidhje, momentin e parë që shohim plane komnkrete ne thjeshtë jemi ay për të asistu në planet që sjellin”, tha Shahini./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono