Pjerin Ndreu: Bashkinë e dua por për policinë ëndërroj gjithnjë

22:13 | 23/04/201922:130

Pjerin Nderu, anëtar i Parlamentit të Shqipërisë dhe kandidat për Kryetar Bashkie në Lezhë, ka qenë i ftuari i sotëm në studion e “Provokacija” me gazetarin Mustafa Nano. Ndreu u shpreh se, është i bindur në fitoren e tij si kandidat për Kryetarin e Bashkisë Lezhë. I Pyetur nga Mustafa Nano se sa ishin gjasat që Z. Ndreu të fitojë si Kryetar Bashkie ai u përgjigj:

Unë mendoj se do të bëhem, kam arsye ta mendoj këtë. Jam në panik nëse opozita nuk merr pjesë, sepse më shtohet problemi i pjesëmarrjes pasi ne duhet të sigurojmë pjesëmarrjen. Lezha aktualisht është qyteti më problematik deri më sot, për sa i përket investimeve publike. Në vitin 2018 Lezha ka qenë bashkia e fundit me 4 % të buxhetit të investimeve. Menaxhimi i Bashkisë së Lezhës gjatë këtyre 3 mandateve të opozitës, është skandal. Mendoj se është koha e duhur, që ta marrim ne atë qytet dhe ta transformojmë, Bashkia e Lezhës nën drejtimin tim, do të jetë një bashki shërbimi dhe jo një godinë punësimi për interesa vetjake”, është shprehur Ndreu.

A e keni menduar mirë kandidimin për kryetar Bashkie në Lezhë? Ishte një tjetër pyetje provokuese nga Mustafa Nano, por përsëri Pjerin Ndreu e ka një përgjigje tepër të sinqertë:

Po e kam menduar. Stili im i të punuarit është një stil ndryshe, duke qenë ish oficer policie, hetues në disa rrethe, i shkoj më shumë variantit të terrenit, mendoj se jam menaxher më i mirë në terren. Në parlament nuk e kam gjetur veten mirë, më është dashur të sforcohem. Policia ka tjetër fizionomi, në parlament shpeshherë jemi të paragjykuar. Më mirë polic se politikan. Ma kanë thënë shpesh edhe drejtues aty, që kam ngelur polic, dhe përgjigja ime ka qenë kjo: më mirë polic se politikan. Jam i drejtpërdrejtë dhe shpeshherë kam mbajtur qëndrime që nuk janë pëlqyer. Jam në mbështetje të filozofisë së qeverisjes tonë, por ajo ka edhe defektet e veta, problemet e veta që duhen thënë. Ndoshta unë duhet të lëviz nga parlamenti, nuk jam njeriu i duhur për në parlament”.

Por Ish-kryepolici nuk ka lënë pa përmendur edhe dashurinë e tij të përjetshme, kohën kur ka shërbyer në forcat e rendit. Si specialist për çështjet e sigurisë ka komentuar ngjarjen e fundit në Rinas ku u grabitën miliona euro. Sipas tij faji i mbetet koncesionarit.

Është një ngjarje e rëndë por që bën me faj koncesionarin, juridiksioni i policisë së shtetit nuk hyn brenda perimetrit të sigurisë, që mbulohet nga koncesionari. Policia ka reaguar menjëherë”.

I pyetur nga Mustafa Nano se kjo ngjarje cënonte sigurinë kombëtare dhe nuk mund ti lihej në dorë koncesionarit, Zoti Ndreu thotë se:

Edhe selia e NATO në Bruksel ruhet me polici private. Policia e shtetit nuk mund të mbulojë gjithë pjesët e shërbimit të sigurisë në vend”, thekson ai.

Nëse do të rreshtonte tre gjëra që nuk shkonin me policinë e shtetit, ai mendon se:

Për sa kohë që nga ana psikologjike, politika, opinioni publik, luftën antikrim ja faturon policisë së shtetit, do të ketë gjëra që nuk shkojnë. Në asnjë vend tjetër të botës apo literaturë, nuk rezulton që të jetë policia e shtetit ajo që të garanton rendin dhe sigurinë. Policia e shtetit është një instrument shumë i fortë i sigurisë, por nuk përcakton ekuilibrat e kriminalitetit”.

Pyetjes provokuese të gazetarit Mustafa Nano se, a kishte patur tundime për një rikthim në polici, Ndreu është shprehur se tundohet dhe ëndërron gjithmonë për të.

1 herë në 3 muaj shoh në ëndërr që më emërojnë shef komisariati apo drejtor policie, është e vërtetë që më pëlqen shume. Policia është dashuria ime e përjetshme”.

Në një analizë të mëtejshme të situatës në të cilën ndodhet policia e shtetit, ai përmend edhe problemet thelbësore që cenojnë suksesin e saj.

Elita policore është në hije, kemi treguar që në radhët tona kemi elita, si brenda sistemit po ashtu edhe jashtë. Janë jashtë sistemit, për shkak të reformave të pakontrolluara, të cilat janë bërë sipas humorit të ministrave apo politikës, për pasojë e kanë bërë lëmsh elitën policore. Karriera ime politike u bë copë nga një ish-ministër trafikant vizash, një person me mesatare 5.2 në fakultetin juridik, i cili shkërmoqi komplet elitën policore, shkatërroi sistemin e arsimit policor, por që në fakt e ka marrë faturën sepse sot nuk e konsideron më as politika dhe as policia

Kryepolici është dakord edhe me vetingun në polici, ai mendon se kjo është e nevojshme dhe e domosdoshme, ashtu si reforma në drejtësi./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono