Numri i terroristeve femra do rritet, paralajmëron Europoli

09:55 | 16/06/201909:550

Pas humbjeve në Siri, milicët xhihadistë kërkojnë gjithnjë e më shumë mbështetjen e grave si në luftën në front, edhe për atentate në shtetet e perëndimit. Numri i terroristeve femra do rritet, paralajmëron Europoli.

Gratë presin për ushqime në kampin Al-Haul, në mars IS humbi edhe bastionin etij n Baguz

Vitin e kaluar 15% e ish-luftëtarëve të organizatës terroriste „Shteti Islamik” që u dënuan në Bashkimin Europian kanë qenë femra. Tendenca është në rritje. Në këtë konkluzion arrin një studim i autoritetit policor europian, Europol. „Femrat u bënë për IS-in të pazëvendësueshme si në rajonet e luftës ashtu  edhe në perëndim”, sqaroi drejtoresha e Europol-it, Catherine De Bolle në prezantimin e studimit në Hagë. Organizata terroriste e paraqet si „detyrim moral” të grave që të marrin pjesë në xhihad.

Që nga tërheqja gjithnjë e më e madhe e të ashtuquajturit „Shteti Islamik” nga Siria nga marsi i vitit të kalaur, u thirrën për luftë gjithnjë e më shumë femra. Luftëtaret femra madje tani brohoriten, tha De Bolle. Megjithatë, theksojnë ekspertët e Europolit, ideologjia e milicëve xhihadistë nuk ka ndryshuar. Sipas saj, detyra parësore e gruas është të mbështesë bashkëshortin në shtëpi, të lindë fëmijë dhe t’i rrisë në bazë të ideologjisë së IS-it.

Catherine De Bolle

IS dallon nga organizata të tjera islamiste

Për studimin janë përdorur burime si faqe propagandistike të terroristëve në internet, që kanë si qëllim të shpallur ngritjen e kalifatit. Për këtë qëllim pjesëmarrja e grave është e pazëvendësueshme, thonë ekspertët. Gratë do të luajnë një rol më të madh jo vetëm për të qenë pjesë e xhihadit, por ato do të jenë më aktive edhe në media, në shërbimin shëndetësor dhe arsim. Ky qëndrim e dallon IS-in dukshëm nga organizata të tjera radikale islamiste, si talibanët në Afganistan apo Boko Haram që është aktiv në Afrikë. Arsyet, pse pikërisht femrat nga perëndimi iu bashkangjitën IS-it nuk janë shqyrtuar në studim. Europol nuk është shprehur, për atë, se si duhet të veprojnë vendet anëtare të BE me gratë, që duan të kthehen nga rajonet e luftës në vendlindjet e tyre në Europë. „Këto raste duhet të vlerësohen individualisht”, u shpreh drejtoresha e Europolit.

Fund miteve për femrat e IS-it

Në të njëjtën kohë ky studim u jep fund miteve. Femrat e IS-it nuk mund të pretendojnë më, se nuk kanë pasur dijeni për terrorin dhe qëllimet e organizatës së tyre. Përkundrazi: IS është i hapur plotësisht në propagandën që bën. Jeta në Kalifat prezantohet me të gjithë ashpërsinë e saj. Përveç kësaj gratë e luftëtarëve të IS-it nuk mund të pretendojnë më, se kanë qenë vetëm në shtëpi apo janë kujdesur për fëmijët. Myslimanet në rekrutimet e bëra online janë shprehur hapur për detyrimin individual për xhihad. „Si shpërblim për këtë premtohet një rrugë për në parajsë”, është shprehur drejtoresha e Europol-it./DW

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono