Një zgjidhje tjetër që justifikon shtyrjen e zgjedhjeve nga Presidenti

21:44 | 10/07/201921:440

I ftuar në Mbrëmje ABC me Mirela Milorin ish-kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ndau opinionin e tij në lidhje me situatën aktuale politike në vend. I pyetur nga gazetarja MIrela Milori nëse ekzistonte mundësia që KQZ të kishte një vendim tjetër në lidhje me dekretin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve në 30 qershor, Celibashi tha se vendimi i KQZ ishte konform ligjit. Sipas Celibashit, Presidenti mund të kishte përdorur një taktikë tjetër politike, për të justifikuar shtyrjen e zgjedhjeve, me anë të dekretit presidencial.

Mirela Milori: A mund të kishte KQZ një vendim tjetër për dekretin e presidentit?

Ilirjan Celibashi: Pavarësisht se kjo çështje e ka ndarë Shqipërinë dhe juristët, por për opinionin tim, bindjen time, vendimi i KQZ  për të vazhduar me procesin përgatitor zgjedhor, ishte një akt apo veprim, në përputhje me ato detyrime që kodi zgjedhor i ngarkon KQZ. Është një veprimtari e ligjshme dhe vjen në respekt të Kodit Zgjedhor. Dua të theksoj diçka: KQZ ka vetëm një moment kur rri pas derës së presidentit të republikës, dhe ky moment është pritja e dekretimit të datës së zgjedhjeve . Momenti kur presidenti i republikës e dekreton datën e zgjedhjeve, pra ja jep komisionit qendror të zgjedhjeve, KQZ nuk ka më asnjë arsye ligjore për të ndenjur pas derës së presidentit, duke menduar që, prit se mos presidenti mund të anulojë datën e zgjedhjeve, sepse nuk ekziston kjo mundësi. KQZ nuk ka asnjë obligim, të rri më sy e veshë nga dera e presidentit, për të pritur se çfarë do bëj më tej presidenti, lidhur me procesin zgjedhor. Ka mbaruar punë Presidenti i Republikës me procesin zgjedhor në momentin që ka dekretuar datën e zgjedhjeve.

Mirela Milori: A do të kishte vend për një interpretim tjetër nëse në dekretin e anulimit të datës së zgjedhjeve në 30 qershor do të kishte një datë e re e zgjedhjeve lokale, a do e fuste në një spirale tjetër juridike situatën?

Ilirjan Celibashi: Në thelb do të ishte njësoj, kushtetutshmëria e këtij akti do të ishte njësoj sikurse është edhe sot. Jo-kushtetutshmëria e aktit të anulimit të datës së zgjedhjeve, apo edhe ajo e caktimit të një date tjetër zgjedhjesh me një dekret të veçantë. Por ndoshta nga pikëpamja pragmatike dhe politike, mund të ishte një zgjidhje që mund ta justifikonte deri diku aktin e presidentit, sepse do të thoshte që: unë e kam të drejtën të caktoj datën e zgjedhjeve sepse gabova me atë datë, kushtetuese është kjo tjetra. Mund edhe të luante me këtë zgjidhje por kjo ishte zgjedhja e tij./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono