Mourinho: Eriksen luan nesër, s’e kuptoj optimizmin e Interit

17:17 | 17/01/202017:170

Mediet italiane raportojnë prej ditësh që Interi është shumë afër sigurimit të shërbimeve të Christian Eriksen. Danezi po zhvillon sezonin e fundit me Tottenham dhe tundohet nga ideja për t’u transferuar në Milanon zikaltër.

Optimist u shpreh edhe drejtori sportiv i Interi, Piero Ausilio gjatë rikthimit të tij nga Londra. Jose Mourinho ka reaguar në lidhje me këtë temë gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes së nesërme (13:30) kundër Watford në transfertë.

Eriksen do të luajë nesër. Po tenton të japë më të mirën e tij, por është normale të mos jetë totalisht i përqendruar deri me 31 janar. Nëse Interi ka besim se do arrijë të sigurojë shërbimet e tij i bie që kanë gati një ofertë, diçka që nuk ka ndodhur ende. Nuk arrij ta kuptoj këtë optimizëm. E dëgjoj prej kohësh të flitet që kjo është ndeshja e fundit e Eriksen me ne, por nesër do të luajë sërish“, thekson Jose Mourinho. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono