Meta bën apel për dialog të vërtetë: Pa përjashtime dhe manipulime

schedule19:53 - 30 Janar, 2020

schedule 19:53 - 30 Janar, 2020

Presidenti Ilir Meta përmes një statusi në facebook apeloi për një dialog të hapur, pa përjashtime apo manipulime. Ai nuk e adreson këtë mesazh, por ka gjasa të jetë për tryezën politike mes opozitës dhe mazhorancës. Siç dimë tashmë palët janë dakordësuar për të bërë sëbashku reformën zgjedhore, kjo ka sjellë edhe një atmosferë të qetë politike.

Deklarata e Metës në facebook

Shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë për një dialog të vërtetë, të hapur, pa përjashtime dhe manipulime, me gjithsecilin prej tyre.

Ata duan që zëri i tyre të dëgjohet, të kenë lirinë e zgjedhjes, të fjalës, të jenë aktivë dhe faktorët më kryesorë në ruajtjen e Kushtetutës, demokracisë, në vendimarrjen dhe destinacionin europian të vendit.

Shqiptarët meritojnë standarde më të mira jetese dhe një ekonomi më të konsoliduar, më përfshirësë dhe më shpresëdhënëse.
Shqiptarët duhen dëgjuar dhe jo përjashtuar!

/abcnews.al