Konte: Do të ndërtoj një skuadër pa limite

22:30 | 06/06/201922:300

Trajneri i skuadrës së Interit, Antonio Konte premton se do të ndërtojë një ekip të madh. Tekniku Italian zbulon arsyen që zgjodhi Interin.

Pritshmëritë për trajnerin e Interit Antonio Konte janë të mëdha ashtu siç e pranon edhe ai vetë gjatë një interviste të fundit. Kreu i pankinës zikaltër ka premtuar për tifozët e Interit se do të ndërtojë një skuadër fituese. Antonio Konte zbulon se prezenca e Marotes tek Inter ndikoi tek kalimi i tij tek Interi.

“Jam i vetëdijshëm që rreth meje janë krijuar pritshmëri të mëdha dhe dua të justifikoj besimin e tifozëve. Në gjendjen ku Interi ndodhet aktualisht mundësitë për të fituar janë të pakta, por mendoj se mund t’ia dalim. Inter nuk ka limite dhe unë mezi pres të filloj punë dhe ta dërgoj këtë skuadër atje ku e meriton. Marota ndikoi jo pak në zgjedhjen time. Ai është një njeri fitues dhe më bindi për projektin e interit se do të ndryshohej gjithçka”-përfundon fjalën e tij trajneri i interit Antonio Konte.

Presidenti i Interit Steven Zhang ka premtuar se do të shpenzojë shuma të majme në merkato për ta rikthyer skuadrën në majën e futbollit Italian, por jo vetëm. Ndër objerktivat e zikaltërve janë Barela,  Kieza, por se fundmi edhe Gareth Bale. /ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono