“Kështjella e fundit e shtetit të robëruar”, Zaev: Të verifikohet pasuria e gjykatësve dhe prokurorëve

19:47 | 16/12/201919:470

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev u bëri thirrje institucioneve në këtë vend që të nisin menjëherë punën për kontrollin e pasurisë së gjykatësve e prokurorëve, të cilët ai i quajti “mburoja e fundit e regjimit të kaluar të Nikolla Gruevskit.” Zaev kërkoi që Ministria e Brendshme, Policia Financiare, Drejtoria e Tatimeve, Kadastra e të tjera, të nisin që këtë muaj proceset për kontrollin dhe konstatimin e pasurisë së tyre.

Kryeministri Zoran Zaev akuzoi të dielën një pjesë të gjykatësve dhe prokurorëve duke i quajtur “mburoja e fundit e regjimit të kaluar të Nikolla Gruevskit”.

“Një pjesë e gjykatësve dhe prokurorëve kanë mbetur kështjella e fundit e shtetit të robëruar. Po kontrollojnë punën dhe epilogun e proceseve gjyqësore ku janë të dyshuar dhe akuzuar protagonistët e regjimit të kaluar. Këto forca i kanë dalë në rrugë drejtësisë duke mbrojtur krimin. Kjo duhet të ndërpritet, duhet t’i pengojmë dhe ata duhet të përgjigjen para popullit për punën që kanë bërë”, ka deklaruar kryeministri Zaev.

Zaev u bëri thirrje institucioneve që të nisin menjëherë punën për kontrollin e pasurisë së këtyre gjykatësve e prokurorëve.

“I bëjmë thirrje Komisionit Anti-korrupsion të nis procedurën për kontrollin e pasurisë dhe të prokurorëve kurse institucionet tjera si MPB-ja, policia financiare, drejtoria e tatimeve, kadastra e të tjera, mundet që këtë muaj të nisin proceset për kontrollin dhe konstatimin e pasurisë së tyre”.

Por Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut është organ i pavarur që i pamundëson organeve tjera të ndërhyjnë në punën e saj, ka deklaruar kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Aco Kolevvski duke komentuar nismën për veting apo verifikimin e pronës dhe të profesionalizmit të çdo gjykatësi e prokurori, por edhe kërkesën e kryeministrit Zoran Zaev për nisjen e menjëhershme të verifikimit të të ardhurave dhe pronës së tyre.

Kolevski ka thënë se kontrolli i punës së prokurorëve duhet të bëhet me forca të brendshme, ndërsa ndërkombëtarët sipas tij, në këtë proces mund të kenë të kenë rol këshilldhënës. Ai ka thënë se çdo ndërhyrje do të nënkuptonte shkeljen e kushtetutës.

“Prokuroria Publike është organ i pavarur shtetëror dhe si i tillë ai kompetenca që i pamundëson organeve tjera të ndërhyjnë në punën e tij. Kemi edhe akte tjera ligjore të cilat në mënyrë të detajuar e përkufizojnë këtë pavarësi të organit të akuzës. Pra, të gjithë ata që duan të bëjnë një gjë të tillë duhet të kenë kujdes që të mos shkelin Kushtetutën dhe ligjet që janë në fuqi”, ka deklaruar Kolevski.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono