Inter pranë Lukakut

20:54 | 11/07/201920:540

Skuadra e Interit është gati të ofrojë 70 milionë euro për shërbimet e sulmuesit të Manchester United, Lukaku. Futbollisti belg ka kërkuar largimin nga skuadra angleze.

Inter është në rrugën e duhur për të konkretizuar transferimin e sulmuesit të Manchester United, Romelu Lukaku. Piero Ausilio ka mbërritur në Londër për t’u takuar me drejtuesit e skuadrës angleze ku do të bëjë edhe ofertën zyrtare. Dëshira e trajnerit Antonio Conte për të nënshkruar me Lukakun është e madhe.

Inter vazhdon përgatitjet në Lugano dhe tekniku italian këmbëngul për të mbyllur marrëveshjen me djajtë e kuq para nisjes në turin aziatik fundjavën e ardhshme.

Manchester United nuk heq dorë nga klauzola e lojtarit e cila është 85 milionë euro. Inter ndalet në 70 milionë, të cilat do të ndahen në këste. Zikaltërit ofrojnë 10 milionë euro për huazim një vjeçar dhe më pas blerjen e belgut do ta paguajnë me dy këste nga 30 milionë euro.

Tashme fjalën e ka skuadra e Manchester United për të pranuar ose jo ofertën e skuadrës italiane. E vërteta është se klubi dhe lojtari kanë prishur raportet pasi futbollisti shtatlartë nuk dëshiron të vijojë të qëndrojë ende në “Old Traford” ku në dy sezone nuk ka plotësuar pritshmëritë.

Manchester United po zhvillon fazën përgatitore në Australi dhe mediat zbulojnë se Lukaku nuk ka pranuar të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës, por ka preferuar të punojë në palestër.

Një sinjal i qartë për drejtuesit e skuadrës së Manchesterit për të pranuar ofertën e Interit pasi dëshira e lojtarit është të luajë sezonin e ardhshëm nën urdhrat e trajnerit Antonio Conte. Tekniku italian e ka vendosur në qendër të projektit 26-vjeçarin./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono