Ikardi shpëton Interin ndaj Fiorentinës në Serinë A

10:20 | 26/09/2018

Kapiteni Mauro Ikardi shpëtoi Interin nga një tjetër e papritur në Serinë A. Sulmuesi argjentinas shënoi një gol dhe ndihmoi në fitoren ndaj Fiorentinës në “San Siro”.

Një përqafim dhe buzëqeshje për të mos treguar stresin. Trajnerët Spaleti dhe Pioli hynë kështu në “San Siro” për sfidën mes Interit dhe Fiorentinës, duel i Serisë A, që u vendos nga ai prej të cilit pritej më shumë. Kapiteni i Interit shënoi një gol dhe shërbeu pasimin për rrjetën e fitores 2-1. Argjentinasi, gjithsesi, u desh të ndihmohej nga shpikja më e fundit e futbollit, teknologjia VAR, që i dha të drejtën e një penalltie në fund të pjesës së parë. Në një ndeshje tepër të vështirë, Interi pati edhe fat, por edhe e ndjeu mungesën e destinit.

Nëse Fiorentina nuk arriti të shënonte në pjesën e parë, edhe pse i pati mundësitë, u ndihmua nga një interist për ta bërë në të dytën. Mbrojtësi Shkriniar devijoi gjuajtjen e Federiko Kiezës për në portën e tij. Ashtu si gjatë gjithë këtij sezoni, formacioni i trajnerit Spaleti e ndjeu goditjen, dhe rrezikoi madje edhe të humbiste. Shumëkush pyet se përse ndodh kështu me këtë skuadër?

Duket se presioni është tepër i madh dhe dështimet për vite me radhë, e kanë rënduar situatën. Sidoqoftë, këtë herë fundi ishte i lumtur.
Zikaltërit arritën fitoren e tretë radhazi, të dytën në Serinë A, dhe sërish me një gol pranë limitit kohor, ashtu si ndaj Totenhemit e Sampdorias. Ikardi shërbeu për D’Ambrozion që shënoi golin vendimtar në minutën e 77-të, dhe Interi ka tani 10 pikë, duke qenë pranë vendeve të larta të renditjes./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono