I akuzuar për pastrim parash dhe korrupsion, dënohet ish-presidenti i Sudanit

07:37 | 15/12/201907:370

Ish-presidenti i Sudanit Omar al-Bashir është dënuar me dy vjet për pastrim parash dhe korrupsion.

Mirëpo, sipas ligjit sudanez, njerëzit mbi moshën 70 vjeç nuk mund të vuajnë kushtet e burgut, ndërsa Bashir është 75 vjeç.

Al-Bashir do të dërgohet në një institucion shtetëror të rehabilitimit.

Ish-presidenti, përballet me akuza të lidhura me grushtin e shtetit të vitit 1989 që e sollën atë në pushtet, genocid dhe vrasjen e protestuesve para rrëzimit të tij në Prill.

Gjatë dënimit, përkrahësit e tij filluan të brohorisnin se gjyqi ishte “politik”.  Ata vazhduan protestën e tyre jashtë gjykatës, duke brohoritur: “Nuk ka zot tjetër përveç Zotit”.

Më pas një nga avokatët e udhëheqësit të rrëzuar, Ahmed Ibrahim, tha që ata do të apelojnë kundër gjykimit.

Ky është vendimi i parë në një seri procedurash ligjore kundër al-Bashirit, i cili gjithashtu kërkohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare nën akuza për krime lufte dhe gjenocidit lidhur me konfliktin në Darfur në vitet 2000.

Al-Bashir ka qenë në paraburgim që prej muajit prill, kur ushtria e Sudanit ndërhyri dhe e largoi atë nga pushteti pas disa muajsh protestash mbarëkombëtare. Kryengritja përfundimisht e detyroi ushtrinë të binte dakord për një marrëveshje për ndarjen e pushtetit me civilët./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono