Gruaja denoncon burrin: Më ndihmoni, ai po me vret!

22:18 | 11/11/201922:180

Një vajzë shqiptare 33 vjeçe, ishte paraqitur duke qarë, me foshnjën e saj në krahë, përpara Komandës Vendore të Policisë së Romagna Faentina, në provincën e Faenzas, Itali. Mes lotëve ajo denoncoi burrin e saj për dhunë fizike dhe psikologjike.

33 vjeçarja deklaroi se kishte frikë të kthehej në shtëpi sepse bashkëshorti, edhe ai shqiptar, e kishte kërcënuar se do ta vriste atë dhe fëmijët, pas vendimit të saj për ta divorcuar.

Vajza, e cila ishte e martuar për 16 vjet, ka jetuar në Faenza për vite me radhë. E dëshpëruar  ajo u tha oficerëve të policisë për gjithë dhunën dhe traumën që i kishte shkaktuar burri i saj i cili vazhdimisht ishte nën efektin e alkoolit.

Ju lutem më ndihmoni, jeta ime është shndërruar në një ferr të abuzimit fizik dhe psikologjik, kam vajzën e vogël ende në shtëpi”, deklaroi ajo përpara oficerëve të policisë .

Policia lokale në Manfreda menjëherë reagoi duke marrë masa mbrojtjeje për 33 vjeçaren. Agjentët menjëherë shoqëruar 33 vjeçaren në shtëpi duke bërë të mundur që ajo të marrë edhe fëmijën tjetër që ndodhej në shtëpi.

Pas kësaj gruaja së bashku me 2 fëmijët e saj, iu besuan shoqatës për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve “Sos Donna”, e cila garantoi jetën e tyre, duke bërë të mundur shmangien e një tragjedie të vërtetë.

Nga hetimet policia e Faenzës konfirmoi se, vajza kishte denoncuar edhe më parë, se ishte kërcënuar me vdekje burri i saj, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëshortin e 33 vjeçares./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono