Gattuso: Tifozë, ndjesë! Po prekim fundin, Napoli i sëmurë dhe pa shpirt

10:24 | 19/01/202010:240

Napoli ndodhet në krizë totale. Ekipi i Gattusos regjistroi humbjen e radhës mbrëmjen e kaluar kundër Fiorentinës, që fitoi 0-2 në “San Paolo”. Lojë e dobët, mungesë rezultatesh dhe vetëm 24 pikë në 20 ndeshje për vendasit.

Vendi i 12-të në kampionat dhe situatë shumë e keqe. Kualiteti në ekip nuk mungon, por Napoli po luan pa identitet dhe grintë. Trajneri nuk fshihet, flet troç në deklaratën e dhënë pas ndeshjes dhe i kërkon falje tifozëve dhe gjithë qytetit.

Ishte një paraqitje turpëruese, jemi një skuadër pa shpirt dhe e sëmurë. Po prekim fundin dhe duhet të kuptojmë se në çfarë drejtimi po shkojmë. Duhet t’u kërkojmë falje tifozëve dhe qytetit. Kemi luajtur më mirë në ndeshjet e fundit, kundër Fiorentinës nuk shiheshim me sy.

Kemi shumë lojtarë të aftë, por nuk po arrijmë të krijojmë lojë. Më pëlqejnë sfida te vështira, e dija se do të ishte kështu. Unë dhe stafi im duhet të zgjidhim këtë situatë. Po rrezikojmë shumë, po luajmë me zjarrin. Skuadra ka vendosur vetë të shkojë në grumbullim, nuk mund të nënvlerësojmë asgjë“, thekson Gennaro Gattuso. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono