mandati

maqedonia-2-1280x688.jpg
ent ela17:16 | 24/02/2019

Kuvendi i Maqedonisë nuk ka caktuar ende një datë për shqyrtimin e kërkesës së gjykatës për miratimin e paraburgimit për deputetin e VMRO-së, Trajko Veljanovski. Partia në pushtet, LSDM ka deklaruar se baza për thirrjen e një seance plenare ekziston, por komisioni i posaçëm nuk ka ende një qëndrim për heqjen e imunitetit të Veljanovskit. Pas dy ditë debat, Komisioni për çështjet e rregullores, mandatit dhe imunitetit mbylli diskutimet me 4 vota pro dhe 4 kundër në lidhje me heqjen e imunitetit të Veljanovskit. Në momentin e votimit mungoi deputeti i BDI-së Agim Shaqiri, i cili do të mund të kishte bërë diferencën. Tani topi është në fushën e Kuvendit./abcnews.al

 

Veliaj-gjate-inspektimit-te-lulishtes-dhe-kendit-te-lojerave-te-stadiumi-Qemal-Stafa-3-1280x853.jpg
G. P.15:45 | 29/12/2018

Nga njësia numër dy, kryebashkiaku Erjon Veliaj premtoi se brenda mandatit të dyte do të ndërtojë 100 kënde lojërash dhe hapësira çlodhëse për qytetarët e Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, në prag të Vitit të Ri ka inauguruar këndin e ri të lojërave në Njësinë numër 2 në Tiranë. Veliaj tha se nuk ka dhuratë më të bukur nën pemën e Vitit të Ri, se sa një tjetër kënd lojërash dhe hapësirë çlodhëse për banorët e kësaj njësie.

“Mezi pres që vitin tjetër, siç kemi bërë deri tani 37 kënde lojërash, ta dyfishojmë këtë numër dhe të kemi brenda mandatit tjetër mbi 100 kënde lojërash në Tiranë dhe hapësira rekreative”, u shpreh ai.

Teksa stadiumi “Arena Kombëtare” po merr formë përfundimtare, Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rehabilitimin e zonës përreth.

“Jam shumë i lumtur që shoh një projekt të ri të dy ndërmarrjeve shembullore të Bashkisë së Tiranës, të cilat me forcat dhe mjetet e tyre po kthejnë një hapësirë të degraduar të qytetit, si fusha pas stadiumit “Qemal Stafa”, në një hapësirë fantastike për fëmijët e gjithë familjet e kësaj zone. Sigurisht, bëhet në vigjilje të hapjes së stadiumit në pranverën apo verën e vitit tjetër dhe besoj se shkon me premtimin tonë për të rikuperuar çdo hapësirë publike. Në gjullurdinë e rrumpallën e viteve ‘90 këtu janë kthyer e kompensuar prona, por ama çdo cep që kemi gjetur, që është ende pronë publike, e kemi transformuar. Ky transformim ka të bëjë me pjesën publike të fushës, pas stadiumit “Qemal Stafa”, që do të vazhdojë edhe me pjesën përballë stadiumit”, tha Veliaj

Rikualifikimi i kësaj sipërfaqeje i shton Tiranës një tjetër lulishte, e cila do të bëjë të mundur që kjo sipërfaqe e gjelbër të vizitohet nga çdo moshë./abcnews.al

RUDINA-HAJDARI-PER-MANDATIN-1280x720.jpg
ent ela21:48 | 10/12/2018

Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari ka bërë sot kritika të forta ndaj partisë ku ajo bën pjesë. Vajza e Azem Hajdarit thotë se çdo parti e sotme është shumë pak më e mirë se regjimi që u rrëzua ne ’90-ën, duke lënë të hapur mundësinë e lënies së mandatit apo dhe krijimit të një blloku të ri parlamentar. 

Data 8.12.2018: Jam gati të le mandatin dhe t’u bashkohem studentëve.    

Pas këtij premtimi të guximshëm në 8 dhjetor, deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari, vajza e liderit të levizjes studentore 28 vjet më parë dhe një prej themeluesve të kësaj partie, Azem Hajdari ka shpërthyer në kritika të forta ndaj partisë ku bën pjesë. Në një koment të gjatë në rrjetet sociale ajo e krahëson partinë e idealeve të dhjetorit me regjimin që u rezua.

“Partia Demokratike, e cila themelua në atë kohë u krijua për të sjellë ndryshime shoqërore të sinqerta. Njëzet e tetë vjet më vonë, çdo parti e sotme është shumë pak më e mirë se ai regjim që u rrëzua.

Ata që ishin “fituesit” e viteve 1990 nuk mund të jenë më fituesit e viteve të ardhshme, pasi Koha është në krahun tuaj dhe epokat ndahen këtu.

Duke sqaruar idenë e lënies së mandatit të deputetit, Hajdari bën të tjera kritika për Partinë Demokratike për të cilën thotë se nuk kuptohet nga populli.

“E kam vështirë të shikoj një të ardhme brënda një partie që po duket sikur po nuk po kuptohet nga populli gjithsesi. Një parti nuk shkon dot kurrë në fitore, as me foto me figura të larta politike, dhe as me thirrje nacionaliste”.

Rudina Hajdari është kritike për të gjithë sistemin politik.

“Flas këtu për dështimin e të gjitha partive, sepse këto janë rrugët që po ndjekin për të shpëtuar veten. Partia e Lëvijes Socialiste për Integrim e bëri punën e saj dhe i shërbeu Ilir Metës dëri në ngritjen dhe ringritjen e tij. Tani kjo organizatë është pa udhëheqje, por me përfaqësim. Ndërkohë, Partia Socialiste është në prag të vetëvrasjes politike. BE-ja është e lodhur me të dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara nuk i beson më askujt. Pra, jemi në një udhëkryq të madh”.

Hajdari thotë se po e shqyrton idenë e krijimit të një blloku të ri parlamentar, por para se të heqë dorë nga mandati i deputetit do të konsultohet me ata që e kanë mbështetur dhe zgjedhur dhe se e frymëzuar nga protesta e studentëve për të “nuk ka më kthim prapa”. /abcnews.al

 

nikolla-gruevski-1.jpg
G. P.19:43 | 09/11/2018

Kuvendi i Maqedonisë nuk ka arritur të aprovojë propozimin për heqjen e mandatit të deputetit për ish kryeministrin Nikolla Gruevski. Në seancën plenare, vetëm 58 deputetë votuan në mbështetje të këtij propozimi, ndërsa ata që e kundërshtuan ishin 29 ligjvënës. Për të aprovuar heqjen e mandatit të Gruevskikt nevojiteshin 80 vota pro. Tani ish kryeministri maqedonas nuk rrezikohet nga Kuvendi, por vetëm nga Këshilli Penal, i cili deri të hënën do të duhet të deklarohet nëse përfundimisht do ta dërgojë Gruevskin në burg apo jo. Më herët komisioni për mandate i propozoi Kuvendit që t’ia marrë mandatin Gruevskit pasi është bërë i padenjë për ta ushtruar funksionin e deputetit. Ndërkohë, Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar ish kryeministrin me dy vite burg për shpërdorim fondesh në blerjen e një automjeti të blinduar për 600 mijë euro./abcnews.al

KUVENDI-GRUEVSKI-1280x720.jpg
ent ela15:55 | 05/11/2018

Kuvendi i Maqedonisë do të vendosë të martën lidhur me heqjen ose jo të mandatit të deputetit për ish kryeministrin Nikolla Gruevski. Ky i fundit u dënua nga drejtësia në Shkup me 2 vite burg për shpërdorim fondesh në blerjen e një automjeti të blinduar për 600 mijë euro. Shqyrtimi i mandatit të Gruevskit është vendosur në rendin e ditës për seancën që fillon të martën në orën 12:00. Anëtarët e grupit të pavarur parlamentar të VMRO-DPMNE-së, kanë njoftuar se nuk do të votojnë për revokimin e mandatit të deputetit t ëish kryeministrit. Ndërkohë, të premten, Gjykata Penale njoftoi se gjykatësi për zbatimin e vendimeve hodhi poshtë kërkesën e Gruevskit për shtyrjen e dënimit. Ish-lideri i opozitës duhet të paraqitet në burgun e Shutkës deri me 8 nëntor. /abcnews.al

THACI-DEKLARATAT-1280x671.jpg
ent ela14:35 | 05/10/2018

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se nuk ka ndërmend të kërkojë një mandat tjetër si kryetar shteti dhe as si kryetar partie. Ndërsa marrëdhëniet me kryetarin aktual të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ai i konsideroi shumë të mira.

Në një debat televiziv në radiotelevizionin e Dukagjinit, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mohoi se ka probleme me pasuesin e tij në drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin.

 “As nuk ka pasur, as nuk ka e as nuk do të ketë. Raportet e mia miqësore, prej bashkëluftëtarëve, prej miqve familjar, edhe prej bashkëpunëtorëve politik tejkalojnë çdo kornizë politike. Kemi agjendë të përbashkët me z.Veseli, sot kam pirë kafe me të”.

Duke iu rikthyer vizitës në Liqenin e Ujmanit presidenti Thaçi u shpreh se nuk i kishte marrë leje askujt, pasi nuk ishte e nevojshme. Kreu i shtetit theksoi se vizita ishte thjesht dëshira e tij.

Ai premtoi se nuk do të kthehet në PDK e as në pozita parlamentare apo qeveritare. Madje, paralajmëroi se nuk do të rikandidojë për president, nëse nuk është vetë populli që do ta zgjedhë

“Nuk kthehem në angazhime partiake, nuk kthehem në angazhimet në parlamentar e as në qeveri. Nëse ndodh reforma elektorale, dhe krijohet mundësia e organizimit të zgjedhjeve për president, në formën e drejtpërdrejtë, atëherë do të rikandidoj.  Jam i bindur që fitoj që në raundin e parë. Përndryshe, do tu mungoj në debate, si President i vendit”Ndërkohë dhe mediat serbe kanë pasqyruar intervistën e tij duke u përqendruar tek deklarata se çdokush ëndërron bashkimin me Shqipërinë”.

Sipas mediave serbe Thaçi theksoi se perspektiva europiane e Serbisë do të detyrojë vendin të pranojë idenë e tij për korrigjim kufijsh. Dhe në rast bashkimi të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën, nuk do të kishte fare problem për ndryshimin e flamurit. /abcnews.al

maduro1-1280x720.jpg
ent ela08:58 | 21/05/2018

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro ka fituar edhe një tjetër mandat gjashtëvjeçar në këtë pozitë, ndonëse procesi zgjedhor është përcjellur me bojkot të opozitës dhe pretendime për manipulim të votave.

Në votime kanë dalë 46 përqind të banorëve, derisa ky proces është zhvilluar në periudhën e krizës së rëndë ekonomike.

Kandidati kryesor opozitar, Henri Falcon ka kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve pas mbylljes së kutive të votimit.

“Ne nuk e konsiderojmë të vlefshëm këtë procez zgjedhor, na duhet të mbajmë zgjedhje tjera në Venezuelë”, ka thënë ai.

Shefja e Këshillit Kombëtar Zgjedhor, Tibisay Lucena, ka thënë se pas numërimit të më shumë se 90 përqind të votave, Maduro ka fituar 67.7 përqind apo 5.8 milionë vota dhe Falcon ka fituar 21.2 përqind apo 1.8 milion vota.

”Ata më kanë nënvlerësuar”, ka thënë Maduro para mbështetësve të tij jashtë pallatit presidencial në Karakas.

Zyrtarët qeveritarë kanë thënë së zgjedhjet kanë qenë “të lira dhe të drejta”, mirëpo shumica e opozitës ka bojkotuar rezultatin.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka thënë se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve.

Përmes një postimi në Twitter, misioni amerikan në Kombet e Bashkuara e ka cilësuar procesin si “fyerje ndaj demokracisë”. /REL

luli-1280x723.jpg
G. P.13:49 | 04/05/2018

Një ditë pas dorëheqjes së deputetit Saimir Tahiri, kryetari i opozitës Lulzim Basha, i shoqëruar nga deputetët e komisionit hetimor parlamentar të kësaj force politike mbi veprimtarinë e ish-ministrit të Brendshëm gjatë mandatit 4-vjeçar në krye të forcave të rendit, iu kthye refrenit të vjetër.

“Vetëm dorëheqja dhe largimi i Edi Ramës, janë zgjidhja. Nuk ka Bashkim Europian me qeveri mafioze që vepron me kodet e mafias. Prokuroria e kapur nuk vepron dot. Edi Rama është provuar tashmë si pengesa e vetme në Bashkimin Europian. Ndaj zgjidhja e vetme është largimi i tij, një qeveri antimafia dhe organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.

I hapur për gjithçka, sa kohë largohet kryeministri dhe çdo ministër i lidhur me krimin dhe mafian shprehet kreu opozitar Basha. Ndërsa fitoren me kalin e betejës së fushatës opozitare, vërtetimin e implikimit të Saimir Tahirit në trafik ndërkombëtar droge, ia beson më shumë komisionit të drejtuar nga nënkryetari demokrat Edi Paloka, se organit të akuzës të kontrolluar nga Edi Rama, sipas tij.

“Dokumentet dhe dëshmitë do të provojnë se në këtë skemë Saimir Tahiri është një gur shahu, një levë, një mashë që Edi Rama e përdori për të kanabizuar Shqipërinë. Hetimi do të provojë se operacioni vazhdon, siç vazhdon droga, skafet me tonelatat e kanabisit, që largohen pa iu hyrë gjemb në këmbë, mëngjes për mëngjes e darkë për darkë. drejtësia e kapur dhe e shantazhuar dhe Prokuroria nën kontrollin e plotë të Edi Ramës, nuk e zgjidhin dhe nuk kanë për ta zgjidhur dot këtë problem jetik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Më kot t’ju kërkohet atyre, ajo që duhet dhe që i hap rrugë drejtësisë, është largimi i Edi Ramës”.

Gur shahu, thërret Lulzim Basha për Tahirin e dorëhequr 6 muaj pas kërkesës së prokurorisë për arrest, sot me një kryeprokurore të re, të kontrolluar gjithashtu nga e njëjta dorë, sipas tij.

“Që kur Edi Rama e mbrojti nga kërkesa për arrest, Saimir Tahiri e shfrytëzoi imunitetin për atë që i duhej, për të shkatërruar provat kyçe. Sot të gjithë e kanë të qartë, se përse Edi Rama nxitoi kaq shumë për të kapur Prokurorin e Përgjithshëm. Se përse Edi Ramës i duhej një prokuror pa vetting. Sepse vetëm kështu mund të garantojë që Saimir Tahiri nuk do diltë para drejtësisë”.

Vetëm kështu mund të ekstradonte dëshmitarin kyç të çështjes, Nazer Seiti në shkelje të ligjeve shqiptare, thekson Basha. Tani, pas shkatërrimit të provave dhe nën presionin e drejtpërdrejt të Gjermanisë dhe faktorit ndërkombëtar, Edi Rama hedh topin në portën e prokurorisë dhe vetë ngre duart lart, duke vërtetuar edhe njëherë se ai është pengesa e vetme e vendit në rrugën drejt Bashkimit Europian, thekson kryedemokrati Lulzim Basha./abcnews.al

ERISA-SPIROPALI-1280x720.jpg
ent ela23:19 | 03/05/2018

Një akt të përgjegjshëm lirie e ka konsideruar nënkryetarja e grupit parlamentar socialist Elisa Spiropali dorëzimin e mandatit të Sajmir Tahirit. E ftuar në studion Mbrëmje në ABC News Spiropali tha se Tahiri doli para drejtësisë si një njeri i lirë.

“Akt i paprecedentë në historinë e parlamentit, akt përgjegjësie dhe dinjitoz. Tahiri doli ashtu siç është një njeri i lirë para drejtësisë”.

Deklaratave të opozitës se kjo është një lojë e Ramës dhe Tahirit,  Spiropali këto deklarata i bëjnë të gjithë ata që e konsiderojnë një lojë janë mësuar të bëjnë shumë lojëra me popullin vendin e ligjin.

“Ata që e konsiderojnë një lojë janë mësuar të bëjnë shumë lojëra me popullin vendin e ligjin”. /abcnews.al

Gledion-Rehovica-1-1280x853.jpg
us er18:30 | 09/01/2018

Ish-deputeti i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Gledion Rahovica, po përgatitet për ankimimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që i hoqi pak ditë më parë mandatin e deputetit.
Përmes avokatit të tij, Rahovica i ka kërkuar zyrtarisht KQZ-së, t’i vërë në dispozicion të gjithë dokumentacionin ndaj tij, si edhe vendimin e arsyetuar për ndërprerjen e mandatit.
Pas marrjes në zotërim të akteve, pritet që brenda afatit 45 ditor, Rehovica të kundërshtojë vendimin e KQZ-së në Gjykatën e Apelit Administrativ./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono