flet

mesi-e-ronaldo.jpg
Sej rie18:45 | 13/08/2019

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar futbollin në dekadën e fundit ndërkohë që vazhdon dilema se cili është futbollisti më i mirë në planet. Dy futbollistët kanë fituar çdo trofe të mundshëm në rang klubesh. Me kombëtaren Ronaldo ka fituar dy trofe ndërkohë që Messi ka dështuar me Argjentinën. Së fundmi ylli portugez qe luan me Juventusin, Cristiano Ronaldo ka folur për rivalitetin me Lionel Messin. 34 vjeçari ka shpjeguar diferencën me rivalin më të madh të karrierës.

“Diferenca me Messin është se nuk kam luajtur me klube të ndryshme nq karrierë dhe kam fituar Champions League me klube të ndryshme. Jam shpallur si golashënuesi më i mirë i Championsit për gjashtë sezone me radhë. Kam fituar pesë herë Ligën e Kampionëve dhe nuk ka shumë lojtarë që e kanë bërë këtë ndaj edhe unë e identifikoj veten me këtë kompeticion. Messi është një futbollist i shkëlqyer. Ai nuk do të mbahet mend vetëm për Topat e Artë që ka fituar por edhe se më ka ndihmuar mua të përmirësohem çdo sezon. Zgjohem çdo ditë me idenë për tu stërvitur dhe të arrij diçka më shume. Nuk mendoj vetëm si të fitoj para pasi nuk më mungojnë. Dua që të siguroj një vend në historinë e futbollit”./ABC News Albania 24/7

voltana-ademi-1280x711.jpg
Sej rie15:00 | 07/08/2019

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës,Voltana Ademi pak ditë përpara konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak ka deklaruar se shkodranët nuk do të bëjnë asnjë hap pas. Deklarata e kryebashkiakes në largim të Shkodrës vjen 24 orë pas takimit që zhvilloi në zyrën e saj me ambasadorin e OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt.

“Asnjë hap pas! Shkodranët janë të vendosur të mbrojnë vlerat për të cilat t’iu vunë përballë për 45 vite diktaturës. Shkodranët janë të bindur në rrugën e tyre për rikthimin e vendit në shinat e demokracisë”, ka deklaruar Ademi, duke theksuar se 30 qershori ishte referendumi popullor që i tregoi klikës në pushtetin e uzurpuar se është pakicë, që i tregoi edhe mbarë botës se shumica e shqiptarëve refuzojnë partinë – shtet, monizmin pas 30 viteve pluralizëm.

Ademi i ka kujtuar socialistëve se nuk do ta kenë të lehtë rrugën për të marrë Bashkinë e Shkodrës. Sipas saj, kryeqendra e veriut nuk mund të lejojë të qeveriset nga banda e inkriminuar uzurpatore duke theksuar se  6 përqindëshat nuk do të mund marrin peng Shkodrën./ABC News Albania 24/7

alba-hoxha-933x445.jpg
Sej rie20:15 | 05/07/2019

Pasi deklaroi hapur divorcin me Klaudia Pepën në vitin 2017, koreografi Albi Nako u pa pranë balerinës Alba Hoxha. Një koment i Nakos te fotoja e Albës në Instagram, bëri që të shtoheshin zërat për një lidhje të mundshme mes tyre.

Ndërkohë, gjatë periudhës që shtypi e bëri fakt të kryer lidhjen e balerinëve, Alba u bë balerinë e parë e trupës së “Klan” dhe njëkohësisht krahu i djathtë i Nakos, por vetë ata nuk kanë pranuar asnjëherë të flasin për marrëdhënien mes tyre. Ndërkohë, pak ditë më parë, Albi ishte në Zyrih, në “Alba Fest”, ku u vu re mungesa Albës, e cila ka qenë shpesh pjesë e klipeve të këngëtares Elvana Gjata.

Kjo gjë shtoi dyshimet dhe në rrjetet sociale u bë viral lajmi se janë ndarë. Por sot, i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, koreografi Albi Nako tha se mes tyre ka pasur gjithnjë një raport korrekt profesional dhe miqësor, ndërkohë që mohoi lajmin se prindërit e tij mund t’i kenë ndërhyrë në jetën private. Ai shtoi se kanë zgjedhur të dy bashkë të heqin njëri-tjetrin nga Instagrami për të mos i marrë fansat njëri-tjetrit.

“Mes nesh ka pasur gjithmonë një raport korrekt profesional, miqësor dhe ajo çfarë vura re tek portalet ishte një çështje e mos ndjekjes në rrjetin social Instagram. Megjithatë ishte një pakt që e bëmë me Albën bashkë që të mos e ndiqnim më njëri-tjetrin sepse po i merrnim fansat njëri-tjetrit. Por më pas ndodhi një lumë lajmesh deri në mosaprovim nga ana e prindërve, gjë që m’u duk qesharake sepse nuk diskutohet që për jetën time nuk mund të vendosin prindërit. Në këtë moshë unë padyshim duhej të isha prind vetë, jam i rritur. Di të them që jemi miq të mirë, bashkëpunëtorë të mirë dhe marrëdhënia vazhdon njëlloj. Nuk dua që në këtë takim të sotëm për hir të Akademisë të marrë vëmendjen pjesa me Albën. Alba do të angazhohet edhe në Akademi”, tha Nako./tvklan.al 

alket-1280x719.jpg
Sej rie20:30 | 02/07/2019

Në një deklaratë për media Presidenti Ilir Meta deklaroi se me datë 13 Tetor në vend do të mbahen zgjedhjet lokale, presidenciale dhe ato të përgjithshme. Por për deputetin socialit Alket Hyseni nuk është Presidenti ai që cakton datën e zgjedhjeve të përgjithshme.

“Së pari Presidenti i Republikës i ka të përcaktuara raste se kur mund të ushtrojë kompetencat e tij lidhur me çëshyjen e zgjedhjeve të parakohshme. Kjo varet tërësisht nga mazhoranca. Ne e kemi thënë edhe para zgjedhjeve se ne shkojmë kur të duan ata në zgjedhje parlamentare. Kjo nuk është çështje sfide dhe ne nuk jemi desh që do të ndeshemi se kush i ka brirët më të fortë. Por meqenëse opozita ka pretenduar se kjo mazhorancë nuk ka mbështetjen e shqiptarëve ne u kemi thënë që jemi gati që t’iu sfidojmë kur të doni. Ajo që nuk kemi pranuar ne është precedenti i rrezikshëm për demokracinë. Qeverisë nuk i hyn gjemb në këmbë nga kapriçot e forcave të cilat nuk kanë numrat e duhur në Parlament. Por vendit i vinte një e keqe shumë e madhe dhe ne gjykuam në të mirë të vendit. Po të ishte për interesin tonë personal kompromisi mund të ishte bërë. Opozita është e ftuar që të provojë në betejën e ardhshme elektorale veten. Ka qenë ajo që nuk ka pranuar asnjë kusht të kësaj natyre dhe iu bë edhe sfida ku iu tha merrni një bashki më tepër dhe shkojmë në zgjedhje të përgjithshme. Meqë e mbështeste populli sipas tyre, pse nuk erdhën?”./abcnews.al

auto_anela1561656813.jpg
Sej rie18:45 | 29/06/2019

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shuar dyshimet mbi gjendjen e saj shëndetësore. Duke iu përgjigjur interesit të mediave nga samiti i G20-s në Osaka, Merkel tha se ndihet mirë dhe se nuk ka asgjë të veçantë për të komunikuar.

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka shuar vetë dyshimet mbi gjendjen shëndetësore të saj, pas dy rasteve kur u pa të dridhej në publik. Duke folur nga Osaka, në kuadër të samitit të G20-s, Merkel tha se është e bindur se reaksioni që pësoi do të zhduket njësoj sikurse është shfaqur.

E pyetur se çfarë e shkaktoi reaksionin dhe nëse është vizituar tek mjeku, kancelarja tha se nuk ka asgjë të veçantë për të thënë. Të enjten, ajo u pa teksa dridhej gjatë pjesëmarrjes në një ceremoni në Berlin. Merkel, që muajin e ardhshëm mbush 65 vjeç, shtrëngoi fort krahët derisa situata u qetësua.

Asaj iu dha një gotë me ujë për të marrë veten, por nuk e piu atë. Incidenti i mëparshëm, të cilin ajo ia atribuoi dehidratimit, ndodhi kur ajo priti në një takim presidentin e ri ukrainas, Volodimir Zelenski. Një gjë e tillë kancelares i ndodhi edhe në 2017-n, teksa ishte në Meksikë duke ndjekur një ceremoni ushtarake në nder të saj. Asokohe u tha se kontrollet mjekësore nuk kishin konstatuar asnjë problem në shëndetin e saj.

Në Osaka, zonja Merkel zhvilloi takime dypalëshe me shumë liderë, mes të cilëve presidentin amerikan Donald Trump, atë rus Vladimir Putin dhe atë turk Recep Taip Erdoan. Zëdhënësi i qeverisë gjermane postoi një video ku ajo shfaqej duke diskutuar në mënyrë të relaksuar./ABC News Albania 24/7

emmiii-1280x711.jpg
Sej rie17:15 | 29/06/2019

Një kapo bande në filmi shqiptaro-kinez, modelja dhe aktorja Emi Canaj e ftuar në “Thumb” flet për rolin e saj pas premierës së “Balkan Blood”.

“Balkan Blood” është një film fantastik që ua sugjeroj të gjithëve që ta shikoni. Ka qenë një sfidë brenda vetës sepse ka qenë fili i parë i zhanrit aksion. Unë jam në një rol dhe nuk jam gocë e mirë , jam në një rol të vështirë që për pjesën e Shqipërisë nuk është parë asnjëherë një femër e cila të jetë një kapo bande e fuqishme dhe një super-mafioze. Do ua sugjeroja ta shihni për vetë faktin se është hera e parë dhe është një bashkëpunim shqiptaro-kinez. Filmi është me tritra shqip dhe ne flasim aty gjuhën kineze. Është një super produksion që ka bërë edhe dublime. Ai xhirim është xhiruar në shqip dhe ne ishim disa aktorë që flisnim shqip. Kinezët me njeri – tjetrin flisnin gjuhën kineze. Gjuha e përbashkët që na lidhte ishte anglishtja”./abcnews.al

311708_1200x.jpeg
Sej rie19:30 | 19/06/2019

Nga Shkupi, ku ndodhej për një vizitë zyrtare, ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Lajçak konfirmoi se disa vende të BE-së janë skeptike për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Në një konferencë shtypi, Lajçak citoi si shembull rezolutën e Parlamentit holandez që thotë se vendi është kundër hapjes së negociatave. “Mendoj se koha nga tani deri në tetor duhet të përdoret nga qeveria në Tiranë për të adresuar shqetësimet që ekzistojnë mes disa vendeve”, deklaroi Lajçak. Ai shtoi se ka shtete anëtare që thonë gjithashtu se ky nuk është momenti i duhur për zgjerimin, se Brukseli duhet të fokusohet tek Breksit dhe tek proceset konsoliduese./ABC News Albania 24/7

mimi-1280x713.jpg
Sej rie20:00 | 17/06/2019

E ftuar në “Mbrëmje Ide” përballë gazetares Mirela Milori, ish-ministrja Mimi Kodheli ka folur për Arben Keshin, personi i cili del në audio-përgjimet e publikuara sot nga “Bild” ku flet në telefon me Kryeministri Rama.

Kodheli: Ka pasur një frymë pozitive që PS-ja t’i fitonte zgjedhjet dhe jo vetëm këto pjesoret që kanë qenë në rastin e Dibrës, për shkaqe që nuk është e nevojshme t’i përmendim. Unë me gjasë mund të kem qenë edhe një njeri po aq i përgjuar sa këta zotërinjtë.

Milori: Keni qenë e deleguar e PS-së?

Kodheli: Unë kam qenë e deleguar në një periudhë të mirë në 2008-2009 në Dibër, e njoh Dibrën dhe e njoh zotin Keshi.

Milori: E njihni zorin Arben Keshi?

Kodheli: Po e njoh, është një faktor i themi ne në gjuhën tonë rëndomtë në Maqellarë. Është një djalë shumë ideal dhe unë e njoh si një djalë shumë korrekt, por kjo nuk do të thotë që Prokuroria nuk duhet të hulumtojë.

Milori: Ka qenë punonjës i Policisë së Shtetit?

Kodheli: Kur unë e kam njohur ishte një njeri i papunë dhe kishte aktivitetet e veta.

Milori: Për periudhën 2017 po flasim…

Kodheli: Unë di që nuk ka qenë… për aq kohë së unë e kam njohur di që ka qenë një djalë në dispozicion…

Milori: Një mbështetës i PS-së dhe jo i angazhuar dhe nuk ka punuar në shtet?

Kodheli: Në periudhën që ka punuar me mua nuk ka punuar në shtet.

Milori: Në këtë periudhë i referohet edhe përgjimi që flet me Kryeministrin Rama?

Kodheli: Unë nuk e di se në cilën periudhë ka filluar të punojë të them të drejtën dhe nuk kam ndjekur dot çdo votues. Për aq kohë sa unë kam punuar me Arben Keshin ka qenë një njeri i papunësuar në administratë.

Milori: Ju keni një opinion pozitiv për të?

Kodheli: Absolutisht po!/abcnews.al

ROVENA-1280x717.jpg
Sej rie18:00 | 03/06/2019

Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda e ftuar në “Mbrëmje Ide”, ka komentuar protestën e mbajtur mbrëmje e djeshme nga opozita. Ajo ka folur për hetimet që ka ndërmarrë policia ndaj protestuesve që nxitën dhunë në protestë, si dhe ka treguar se sa persona janë arrestuar dhe proceduar.

“Në fakt nga të dhënat e fundit zyrtare që kemi janë 66 të ndaluar nga të cilët 42 janë të arrestuar dhe 24 po procedohen në gjendje të lirë.  Kemi 10 policë të plagosur dhe tre protestues të plagosur, njëri prej të cilët i plagosur më lënë piroteknike”.

Më tej Voda ka thekuar se në protestë janë përdorur lëndë piroteknike, të cilat janë absolutisht të ndaluar në bazë të një urdhri.

“Çështja është në hetim dhe kjo do të thotë se organet janë duke investiguar. Ajo që panë  është fakti se aty u përdorën lëndë piroteknike në masë, si kapsolla dhe fishekzjarrë. Një protestë më parë pati edhe bomba molotov. Nga ana jonë pretendohet të ketë ndodhur edhe mbrëmjen e djeshme. Lëndët plasëse dhe mjetet piroteknike, janë të ndaluar ame një udhëzim i lëshuar nga tre ministri. Përdorimi i tyre është tërësisht i paligjshëm”.

Nga ana tjetër Voda, është shprehur se dy “armët” ka pasur policia në dorë gjatë protestave të opozitës kanë qenë gazi lotsjellës dhe uji.

“Policia ka treguar një durim të jashtëzakonshëm dhe nuk po flas nga pozicioni i zv. ministres. Sepse të sulmosh një efektiv policie në krye të detyrës përbën një vepër penale. Për të shmangur çdo lloj mundësie që të mos ketë viktima në protestë, ka pasur një udhëzim për forcat e policisë nga drejtoi i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ku efektivëve u është ndaluar përdorimi i armëve të zjarrit, qoftë edhe plumbat manovër. Çdo aludim që policia ka përdorur armë zjarri bie. Ata që i qajnë hallin e policisë që i çojmë të pambrojtur do bëjnë mirë që të menaxhojnë protestuesit dhe protestat. Kjo është një tallje me Policinë e Shtetit. Ka një plan operacional, gazi lotsjellës dhe ujë janë  dy “armët” në duart e Policisë së Shtetit për të menaxhuar turmat. Policët e brezit të parë kanë pistoletë. Çdo punonjës policie ka një armë. Por në bazë të plani operacional që ka hartuar Policia e Shtetit, një nga urdhrat ka qenë mospërdorimi i armëve të zjarrit”./abcnews.al

bokse-1280x721.jpg
Sej rie19:00 | 01/06/2019

“Shpellari” i amerikanit Rob Beckett po interpretohet në teatrot e vendit nga Erdit Asllanajt. Duke folur për “Thumb” aktori i “Portokallisë” jep detaje nga promoja që i ka bërë. Ai thotë se e kaloi me sukses edhe këtë sfidë, ndërsa publiku e ka mirëpritur shfaqjen e tij.

Kilda: Promoja që ke bërë për shfaqjen “Shpellari” duke dalë rrugëve të Tiranës i veshur si shpellar. E kishe me siklet që njerëzit që gjatë kohës që xhiroje të shikoni ty? Kishte reagime?

Erdit Asllanajt: Ka qenë një liri e plotë sepse unë isha i maskuar me paruke me syze dhe isha për qejfin tim. Më shumë ngacmoja unë sesa më ngacmonin. Në fakt na erdhi edhe policia na bëri pyetje dhe na e bëri pak problem, po u zgjidh shumë shpejt.

Kilda: Po pse çfarë problemi kishte policia?

Erdit Asllanajt: Po se nuk ishte aq e hijshme thjesht paraqitja lakuriq dhe ndoshta ishte pak problematike.

Kilda: Po bokse kishe veshur?

Erdit Asllanajt: Po kisha një palë bokse të kohës së shpellarit.

Kilda: Ku mbanin shpellarët bokse?

Erdit Asllanajt: Gjethe pra…/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono