audio pergjim

ediiii-rammaa.jpg
G. P.11:47 | 16/05/2018

Ministri Fatmir Xhafaj nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore e morale ndaj veprimeve që ka kryer i vëllai i tij. Me këto fjalë kryeministri Edi Rama deklaron se nuk do të ketë asnjë dorëheqje të ministrit të kabinetit të tij. Në një fjalim të gjatë të mbajtur përpara grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kreu i qeverisë përsërit kërkesën që prokuroria të veprojë menjëherë për të verifikuar materialin audio që ka publikuar Partia Demokratike, ndonëse sipas tij një agjenci e specializuar ndërkombëtare ka arritur në përfundimin se audio përgjimi nuk është autentik.

“Ministri i Brendshëm nuk do të përgjigjet, as ligjërisht as moralisht”

Kjo është përgjigja që i jep të gjithë atyre që pretendojnë largimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Përpara grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama argumenton vendimin e tij.

Edi Rama: “Nuk kemi njerëz për të lëshuar në dhëmbët e ujqërve po jo t’i kërcasim dhëmbët orgneve të drejtësisë kur secili prej ne vihet në akuzë prej tyre. Akuzat sot ndaj minsitrit të Brendshëm nuk vijnë nga organi i drejtësisë, dhe nuk kanë lidhje me të drjetën si vlerë po as mund të neglizhohen si shumë e për lumë, akuza që na bëhen përditë dhe as mund të lihen vetëm me sqarimet e radhës. Sepse tanimë në majën e thikës së tyre qëndron një material konkret për të cilin dikush do të përgjigjet, jo me fjalë por me burg”.

Këtë material audio, kryeministri Edi Rama ua dërgoi një agjencie të specializuar ndërkombëtare. Përgjigja e të cilës i dha mundësinë t’i thotë shqiptarëve se pretendimet e vulëhumbërve sicc e emërton ai opozitën, janë një arsye tjetër që rrëzon kërkesën e tyre për dorëheqjen e ministrit Xhafaj.

Edi Rama: “Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore të kryer në një ndër laboratorët më seriozë të botës, mua ajo përgjigje më mjafton. Po bëj një parantezë, jo për të bërtitur montazh-montazh. Po më mjafton për t’iu thënë juve se nuk jemi përpara një akti kompromentues të ministrit të Brendshëm po akti mashtrimi të një materiali autentik përmes të cilit synohet destabilizimi i qeverisjes dhe shkatërrimi i segmentit të fundit për çeljen e negociatave të Shqipërisë në BE. Një overdozë balte për të mbajtur të motiuar deputetë në Europë që të bien ndesh çeljes së negociatave me Shqipërinë, duke i treguar të tjerëve se çfarë hataje ka ndodhur në Shqipëri”.

Me shprehjen  e përsëritur disa herë gjatë fjalimit mbi 60 minuta, “Ne nuk jemi si ata”, kryeministri Rama kërkon që të bëhet drejtësi.

Edi Rama: Kjo është një maskaradë e mirëfilltë destabilizuese e vënë në skenë për t’i thënë Europës se ky është një vend ku ministria e Brendshme është vetë organizata mëmë e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, dhe për tu thënë shqiptarëve sa të jetë Edi Rama në qeveri minsitrat e brendshëm do të jenë eksponentë të lartë t botës së krimit global. Dhe si e tillë maskarada kësaj here meriton një përgjigje të qartë në rrafshin politik, po dhe shembullore në rrafshin e hetimit dhe ndëshkimit penal”.

Sa i përket ulurimave të opozitës tha ai, ministri Xhafaj nuk mund të ndëshkohet për gabimet e të vëllait maxhoren.

Edi Rama: “Unë s’i kam parë të lidhura këto gjëra. Në këtë sistem çdokush mbi 18 vjeç lidhet me këmbët e veta. Më herët s’ka patur asnjë dyshim që lidhte këto dy vepra. Sot unë s’kam ç’shtoj”.

Ky mendim personal, por edhe reagimet në rrjetet sociale e kanë bërë të rimendojë vendimin e tij.

Optimizmin se më mirë do të bëhet nuk ia dhanë vetëm reagimet qytetare në rrjetet sociale, por edhe presidenti i Francës Emanuel Makron. Jo për Fatmir Xhafajn por për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Kaq kishte për të thënë Edi Rama për ccështjen më të nxehtë të ditëve të fundit. I takon organeve të drejtësisë të thonë fjalën e fundit për pastërtinë apo jo të figurës së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj./abcnews.al

audipergjimi.jpg
G. P.10:25 | 15/05/2018

Një ditë pas publikimit të audio-përgjimit nga PD për vëllanë e ministrit të Brendshëm, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar sot përfaqësues të saj në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë për të sekuestruar këtë video-përgjim.

Burime pranë selisë blu bëjnë me dije se pasi njoftoi protokollin e Partisë Demokratike për kërkesën e prokurorisë, oficeri i Policisë Gjyqësore është pritur nga dy deutetët Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji, si dhe eksperti ligjor Gazment Bardhi, të cilët i kanë dhënë një kopje të audio-përgjimit të pretenduar në një kompakt disk.

Pas marrjes së këtij video-përgjimi, organi i akuzës pritet të nisë verifikimet përkatëse së pari për autenticitetin e përgjimit dhe më pas për elemente të tjerë të tij. Në audio-përgjim dëgjohet personi i pretenduar nga PD si Agron Xhafaj, teksa bisedon me një tjetër person, të liruar nga burgu në Itali, për t’i siguruar një rrugë transporti droge.

Sipas PD-së, Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, është organizator i trafikut të drogës në Vlorë./abcnews.al

balla.jpg
G. P.14:41 | 14/05/2018

Me vëmendje e kanë ndjekur edhe socialistët këtë video të publikuar nga demokratët. Qëndrimin zyrtar të partisë ia lanë kryetarit të grupit parlamentar Taulant Balla.

Taulant Balla:“PD pretendon se materiali është autentik dhe nëse kjo do të ishte e vërtetë, kemi të bëjmë me një provë që implikon të vëllain e ministrit Brendshëm dhe moralisht këtë të fundit.”

Taulant Balla kërkon që disponuesit e materialit as të provuar e as autentik ta depozitojnë në prokurori.

Taulant Balla: “Prokuroria nuk duhet t’ja lërë këtë çështje vullnetit të akuzatorëve, por duhet që në mënyrë të menjëhershme të fillojë hetimet kryesisht, sepse jo vetëm ne, por çdo shqiptar i zakonshëm në këtë vend meriton të dijë të vërtetën edhe për këtë pretendim”.

I rezervuar tregohet numri dy i Partisë Socialiste ndaj atyre që e publikuan.

Taulant Balla: Por a është ky material autentik? Një provë apo thjesht një inskenim i radhës në përpjekjen e vazhdueshme të Saliut dhe të Lulit për të baltosur këdo që u del kundër Kësaj pyetjeje, mund t’i japë përgjigje vetëm Prokuroria dhe askush tjetër prej momentit kur Prokuroria fillon hetimin”! 

Prandaj prokurorisë i bën thirrje të mos vonojë asnjë ditë.

Taulant Balla: “Ose duhet të ndërshkohet i akuzuari, nëse është fajtor për çka akuzohet, ose duhet të ndërshkohen akuzuesit nëse janë regjisorë të kësaj shfaqjeje me zë, por pa figurë”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono