Dy ish-kryeministra dënohen për korrupsion

08:55 | 11/12/201908:550

Dy ish-kryeministra janë dënuar nga Gjykata në Algjeri për shkak të përfshirjes në vepra korruptive.

Ahmed Ouyahia u dënua me 15 vjet, ndërsa Abdelmalek Sellal me 12 vjet. Ata u akuzuan për keqpërdorim të autoritetit në një skandal të korrupsionit, raporton BBC.

Është hera e parë që nga pavarësia e Algjerisë nga Franca, më 1962, që ish-kryeministrat nxirren në gjykim.

Mësohet se të dy ish-kryeministrat kanë qenë aleatë të presidentit Abdelaziz Bouteflika, i cili ka dhënë dorëheqje për shkak të protestave masive kundër tij, në muajin prill.

Protestuesit kanë vazhduar të bëjnë thirrje për reforma gjithëpërfshirëse, duke i akuzuar liderët e partisë qeverisëse për korrupsion.

Ouyahia dhe Sellal janë në mesin e 19 të pandehurve të gjykuar nën akuzat për pastrim të parave, shpërdorim të detyrës dhe dhënie të privilegjeve të panevojshme në industrinë e montimit të automjeteve./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono