Lëvizje në Kosovë, në skuadrën e Dukagjinit që garon në Ipko Superliga e Kosovës. Një lojtar që ka provuar Superioren me Laçin, Arbër Shala, ka firmosur me ekipin nga Klina. Mbrojtësi i majtë nuk është i vetmi që ka nënshkruar me Dukagjinin.
Drin Hodaj, portieri i larguar nga skuadra e Drenicës, gjithashtu është prezantuar si përforcim në këtë skuadër. Kështu numri i afrimeve te Dukagjini ka shkuar në pesë, pasi më parë kanë firmosur edhe Erblind Mulaj, Diellor Beseni dhe Blendi Memaj. / abcnews.al
