Çfarë është “Eco Total Body”? Mjeku tregon si mund të zbuloni gjendjen e gjithë trupit tuaj

schedule09:34 - 21 Shkurt, 2020

schedule 09:34 - 21 Shkurt, 2020

Mjeku Erald Vasili, pranë “Spitalit Amerikan” ishte i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” ku ka folur ndër të tjera për “Eco Total Body’.

Sipas mjekut kjo metodë është një ekzaminim që bëhet në të gjithë trupin nga koka deri te këmbët dhe ndihmon për të zbuluar patologji që nuk arrihen të zbulohen me një eko të thjeshtë.

Është një ekzaminim që bëhet rutinë që është ekografia, po i parë në një mënyrë tjetër, që do të thotë bërja e ekografisë në një mënyrë më të gjerë që nga koka deri te këmbët. Duke studiuar organet e barkut, qafës, enët e gjakut etj. Eviton humbjen e patologjive që mund të kapeshin nën kohë, por që shumë herë kapen në kohë por edhe humbiten sepse pacienti vjen për të bërë ekon e vetëm të një pjese të trupit. Dhe kjo jep një kaudër më të plotë të gjendjes së pacientit”, tha mjeku.

Vasili shtoi më tej se “Eco Total Body” është një praktikë që përdoret në vendet europiane dhe tashmë pacientët mund ta gjejnë pranë “Spitalit Amerikan”.

Është një praktikë që në vendet europiane ka filluar të përhapet shumë. Një pacient mund të vijë për një dhimbje barku që mund të jetë një kolit i thjshtë…por nëse nuk ka gjë ne shikojmë edhe të tjera, që mund të rrezikojnë jetën dhe nuk arrijnë të  kontrollohen. Noduse që të kapura në kohë mund të hiqen por në të ardhmen mund të jenë vështirë poër tu trajtuar. Në të njëjtn kohë shikojmë edhe artieret këmbëve”, u shpreh mjeku, teksa më tej shtoi se për këtë mekanizëm në Spitalin Amerikan përdoren makineritë e teknologjisë së fundit.

“Në spitalin tonë ne kemi makineri të specifikuara, sepse kjo është shumë e rëndësishme në radiologji. Aparaturat janë të nivelit europian. Stafi është shumë i përgatitur dhe mënyra si punohet bërja ekip, janë plotësisht të trajtueshme. Baza e makinerive është teknologjia më e lartë që ekziston për momentin. Çdo gjë bëhet në kohë reale me konsultat me mjekët”, tha ai.

Vasili sqaroi se pacienti nuk duhet të bëjë asgjë të veçantë përpara këtij ekzaminimi përveçse të jetë pa ngrënë. Ndërkaq shtoi se ky kontroll të hep infoemacion për të gjithë trupin dhe madje mund të bëhet edhe nga gratë shtatzëna.

Pacienti nuk duhet të bëjë agjë të veçantë, këshillohet që në mëngjes të mos ketë ngrënë. Por pacienti nuk duhet të bëjë agjë, është ekzaminim i thjeshtë me një sondë mbi lëkurë. Bëhet në një krevat shumë komod dhe nuk ka asnjë lloj dhimbje. Edhe një grua që është shtatzënë mund ta bëjë sepse nuk ka asnjë lloj rrezatimi.

Është një kontroll që jep shumë informacione që nga koka deri të barku dhe nuk ka nevojë që dikush të ketë një shqetësim. Kjo është edhe më mirë sepse gjen gjëra që mund të mos jenë të dukshme”, tha mjeku. /abcnews.al