Basha paralajmëron denoncimin e një tjetër aferë tek “Unaza e Re”

18:57 | 18/12/2018

PD paralajmëron publikimin e dokumenteve që tregojnë se sipas saj një tjetër aferë të qeverisë tek “Unaza e Re”.  Deklaratën e bëri kreu demokrat Lulzim Basha sot pasdite në krah të një grupi banorësh të kësaj zone.

“Nesër opozita, PD do të publikojë një pjesë tjetër po kaq të errët të kësaj afere korruptive. Jo vetëm që Edi Rama ka dashur të vjedhë dhe përpiqet të vjedhë këtu mbi 40 milionë euro në buxhetin e shtetit, por sëbashku me figurat e krimit të organizuar, mbi rrënojat e shtëpive që do të prishë do të ndërtojë pallate shumëkatëshe. Nesër para qytetarëve do të shpaloset me dokumente zyrtare se si Edi Rama dhe Erjon Veliaj ndryshuan planin urbanistik për t’i dhënë leje një krimineli të dënuar me 21 vjet burg për trafik droge, një personi që njihet si mik, bashkëpunëtor i kupolës socialiste Edmond Bego. Mosveprimi i Prokurorisë tregon jo thjesht kapjen e prokurorisë nga Edi Rama, fundin e drejtësisë në Shqipëri, tregon po kështu se Arta Marku dhe kupola e saj janë bashkëfajtorë dhe çdokush ka të drejtën që t’i pyesë dhe t’i akuzojë sot: a jeni dhe ju pjesë e pazarit të ndyrë të krimit të organizuar për të shkatërruar shtëpitë e shqiptarëve dhe për të pastruar paratë me shumëkatëshet që do të ndërtojë këtu eksponenti i krimit të organizuar”./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono