Auto-bombë përpara godinës së gjykatës

12:43 | 20/01/201912:430

Një autobombë ka shpërthyer përpara një gjykate në Irlandën e Veriut, duke shkaktuar dëme dhe panik tek qytetarët. Ndonëse ngurrues, hetuesit e policisë vendase e kanë klasifikuar ngjarjen si një paralajmërim.

Një bombë e vendosur në një makinë ka shpërthyer jashtë selisë së gjykatës në Londonderi të Irlandës së Veriut. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, pak pasi policia kishte marrë një sinjalizim nga një telefonatë anonime. Në momentin e shpërthimit disa oficerë ndodheshin në vendin e ngjarjes, por për fat të mirë asnjë prej tyre nuk ka mbetur i lënduar.

Në kuadër të masave të marra, policia evakuoi një seri ndërtesash përreth dhe një kordon i forcave të sigurisë qëndroi në vendngjarje gjatë gjithë natës. Autoritetet lokale nuk kanë dhënë detaje mbi autorin e mundshëm të këtij akti, por kanë deklaruar për BBC se automjeti ishte vjedhur në një lokalitet tjetër. Për hetuesit, bëhet fjalë për një paralajmërim.

Klasa politike në Irlandën e Veriut, por edhe ajo në Londër e kanë dënuar ashpër shpërthimin. Krahas dënimit të këtij veprimi, ato kanë deklaruar njëzëri se qytetarët nuk do të tremben nga akte të tilla. Shpërthimi shkaktoi kryesisht panik dhe dëme materiale dhe bëri që përkohësisht të pezullohej qarkullimi i mjeteve dhe lëvizja e qytetarëve në zonën e ndodhur në rrugën Bishop./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono